Në 2017 të ardhurat e gjeneruara nga teknologjia do bien me 2% - Business Magazine Albania

Në 2017 të ardhurat e gjeneruara nga teknologjia do bien me 2%


Axhenda e teknologjisë në 2017-tën duket më e pafuqishme se një vit më parë tha drejtori i departamentit të hulumtimit pranë Consumer Technology Association Steve Koenig gjatë evenimentit CES. Në terësi të ardhurat e gjeneruara nga kjo industri pritet të arrijnë shifrat e 929 miliardë dollarëve në 2017-tën, një rënie me 2% nga 950 milionë dollarë në 2016.

Në SHBA historia duket tjetër ,sepse shpenzimet në teknologji konsumatore do të rriten nga 287 miliardë dollarë në 2016-tën në 292 miliardë dollarë në 2017-tën. Janë dy faktor që ndikojnë më së shumti në këtë shifër, sasia e teknologjisë së shitur por edhe gjendja e ekonomisë globale.

Shpenzimet do të arrijnë 3.4% të GDP-së botërore nga 3.1% që ishte një vit më parë. Pavarësisht se kemi të bëjmë me shifra inkurajuese, Steve Koenig tha se e ardhmja është në dyshim për shkak të Brexit dhe administratës Trump.

Janë 7 produkte që përbëjnë 81% të shitjeve: Tabletët, laptopët, desktopët, TV, telefonët inteligjentë, kamerat dhe veshjet elektronike. Telefonët përbëjnë 47% të shpenzimeve prej 447 miliardë dollarë të ardhura të gjeneruar. Mbi 60% e shpenzimeve vinë nga tregjet në zhvillim.

Nëse shtoni tabletët, atëherë i bie që 51% e shpenzimeve në teknologji të kenë destinacion pajisjet mobile. Shitjet e desktopëve do të bien në 50 milionë njësi nga 53 vitin e kaluar. Televizorët ishin në 225 milionë njësi në 2016-tën dhe 2017-ta do t’i gjejë me rënie.

Por televizorët 4K Ultra HD do të vijojnë të rriten e madje me shpejtësi në 81.9 milionë njësi në 2017-tën nga 52.7 milionë në 2016-tën. Në bazë të rajoneve, Amerika Latine do të shënojë rënie, Amerika e Veriut do të ketë rritje ndërsa Europa (Perendimore dhe Lindore) gjithashtu do të ketë rënie të shpenzimeve në teknologji.

burimi: CIO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0