Elon Musk i jep zgjidhje problemeve të klientëve edhe nga Twitter - Business Magazine Albania

Elon Musk i jep zgjidhje problemeve të klientëve edhe nga Twitter


Për drejtuesit e bizneseve, media sociale është një territor i komplikuar (ndonjëherë edhe i rrezikshëm).

Por muajin e kaluar, Tesla dhe CEO i SpaceX Elon Musk kanë mbajtur një leksion se si media socale mund të përdoret në mënyrë më efektive.

Ankesa e pronarit të një Tesla për pushtimin e pikave të karikimit të makinave nga konsumatorët u mor seriozisht nga Musk.

Sipërmarrësi Loc Le Meur ndau historinë e tij me Medium:

“Një nga këto ditë isha nisur për një takim në Silicon Valley dhe më duhej të karikoja Tesla-ën. Vendosa të ndaloja në pikën San Carlos rrugës për në Palo Alto dhe aty shoh 5 Tesla të tjera që po prisnin në rradhë për t’u karikuar. Mesa duket shoferët e tyre ishin larguar diku tjetër nderkohë që makinat karikoheshin.

Shumë shoferë i mbajnë makinat e tyre të parkuara te Supercharger-i edhe pse kanë mbaruar punë, janë karikuar.

Unë menjëherë i shkruajta një Tweet Elon-it për t’i treguar situatën.

Pas pak minutash, Elon më premtoi se do të gjente një zgjidhje.”

elon-musk-i-jep-zgjidhje-problemeve-te-klienteve-edhe-nga-twitter-businessmag

“Ne e kemi dizenjuar rrjetin e Supercharger për të mundësuar një eksperiencë të qetë dhe të këndshme të të udhëtuarit. Prandaj, ne e kuptojmë që mund të jetë stresuese të ndodhesh në një stacion të tillë ku janë të parkuara Tesla të karikuara të cilat bllokojnë pikat e karikimit. Për të krijuar një eksperiencë më të mirë për të gjthë pronarët, ne po iu njohim me tarifën e hapsirës ku parkohet e cila synon të rrisë diponimin e Supercharger-it.”

Lajmërimi i kujton pronarëve të Tesla se aplikacioni i kompanisë do t’i njoftojë ata sapo makina e tyre të jetë furnizuar totalisht, për më tepër: “Për çdo minutë shtesë që një makinë qëndron e lidhur me Supercharger-in, ajo do të paguajë një tarifë shtesë prej 0.40 dollarë.” (Tarifa nuk do merret parasysh nëse makina do të largohet brenda 5 minutash.)

Dhe kjo, zonja dhe zotërinj, është ajo çfarë quhet shërbim i klientit.

Çfarë mësojmë nga Z. Musk

Reagimi i Z.Musk për këtë problem është e vështirë të kuptohet nga të gjithë.

Njoftimi i tij në Twitter tregon se ai di t’a përdori mrë këtë platformë. Musk i përgjigjet gjithmonë pyetjeve dhe ankesave të klientëve të tij. Ai ndan ide të mëdha, si për shembull rasti i fundit se sim und të përmirësohet problem i trafikut në U.S. (“Ne bëjmë gjëra të mërzitshme.” Por kjo është më e mira për ju.)

Ky lloj komunikimi është një ndër arsyet pse njerëzit e duan Elon Musk dhe çfarë ata vlerësojnë te një lider në ditët e sotme: origjinalitetin. Ai ka zgjedhur pikërisht Twitterin për t’u afruar më shumë me njerëzit.

Media sociale është e mrekullueshme për të bërë marketing. Por ajo çfarë vlen më shumë është: Feedback-u (reagimi) – qoftë ky nga klientët, kolegët apo kritikët – i cili të jep më shumë persektivë dhe motivim.

Kështu që mos pyet se çfarë mund të bëjnë ndjekësit e tu (në Twitter, Facebook,etj) për ty, por çfarë mund të bësh ti për ata.

Dhe në fund të gjithë dalin të fituar.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0