Gjirafa.com hap zyrën e saj edhe në Tiranë - Business Magazine Albania

Gjirafa.com hap zyrën e saj edhe në Tiranë


Në vazhdim të sukseseve të jashtëzakonshme që ka korrur përgjatë tri viteve të operimit, kompania Gjirafa Inc – që për produkt kryesor ka makinën e parë të avancuar të kërkimit në gjuhën shqipe, gjirafa.com – tashmë ka hapur zyrat e saj edhe në Tiranë.

Ky zgjerim i parashikuar është rezultat i zgjerimit të gamës së shërbimeve në tregun shqiptar – të cilat Gjirafa i ka krijuar e para në gjuhën shqipe, në fushën e teknologjisë së informacionit (Internetit) – si dhe performancës së shkëlqyeshme nga ana e stafit të saj.

Gjatë vitit 2016, në Kosovë, nga vetëm 18 persona që ishin të punësuar, tani Gjirafa numëron 55 – numër ky i trefishuar përgjatë vetëm një viti. Kjo ndodh falë punës dhe risive të platformave unike në tregun shqiptar, të cilat tashmë kanë gjetur përdorim të gjerë: GjirafaVideo, Gjirafa AdNetwork, Gjirafa.biz dhe Gjirafa50.com.

Në Shqipëri si fillim do të ofrohen për shërbime: Gjirafa AdNetwork dhe Gjirafa.biz – platforma këto të avancuara të marketingut dixhital, të krijuara nga stafi i Gjirafës me qëllim të përshtatjes me trendët botërorë (duke bërë që edhe web-i shqiptar të jetë në hap po me këto trende).

Gjirafa.biz është një prej risive në treg, pasi shërben si pikëtakim mes konsumatorëve dhe bizneseve. Aty konsumatorët mund t’i gjejnë bizneset për shërbimet e të cilave kanë nevojë; orarin e tyre të punës, numrat e kontaktit e deri tek orientimi – përfshirë edhe pamjen 360 shkallë.

Në Kosovë, vetëm në Gjirafa.biz, janë të regjistruara mbi 90% e bizneseve. Një numër i konsiderueshëm i bizneseve tashmë përdorin pakon me pagesë PREMIUM, në mënyrë që të shfaqen sa më shumë në kërkimet e bëra nga konsumatorët.

Në Shqipëri veçse ka filluar regjistrimi dhe mbledhja e të dhënave nga 22 persona të punësuar nga Gjirafa. Ndaj, pritet që për përdoruesit platforma të jetë e gatshme në muajin Qershor të këtij viti.

Platforma tjetër që ofrohet për shërbim është Gjirafa AdNetwork, e njohur ndryshe si platforma e vetme e avancuar e marketingut dixhital në web-in shqiptar. Fal përdorimit të kësaj platforme, vetëm gjatë vitit 2016 janë mbështetur – për t’u shfaqur – më shumë se 400 milionë reklama në web-in në gjuhën shqipe. Ndërsa, kjo platformë është përdorur nga më shumë se 500 klientë.

Me anë të përdorimit të AdNetwork, bizneset mund ta rrisin prezencën e tyre online – duke reklamuar dhe duke përfituar nga përparësitë e përdorimit të kësaj platorme, siç është targetimi i fuqishëm i shfletuesve online në bazë të preferancave të tyre (kjo platformë përshin të gjithë shfletuesit online në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë).

Hapja e zyrës në Tiranë është një hap i vogël drejt sukseseve të mëdha që Gjirafa planifikon t’i arrijë në të ardhmen – nëpërmjet shërbimeve të saja unike dhe zgjerimit të mëtejshëm.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0