Në Facebook tashmë mund të shisni dhe të blini - Business Magazine Albania

Në Facebook tashmë mund të shisni dhe të blini


Facebook po përfshihet gjithnjë e më shumë në e-commerce me lançimin e Marketplace, shkëmbimi i ri përdorues-përdorues për blerjen dhe shitjen e mallrave me të tjerët në komunitetin tuaj. Kompania thotë se Marketplace, i cili u lançua këtë javë në SHBA, Britani, Australi dhe Zelandën e Re – është një evolucion i një sjelljeje ekzistuese në rrjetin social.

Në-Facebook-tashmë-mund-të-shisni-dhe-të-blini-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deri në 450 milionë njerëz tashmë e përdorin Facebook-un për të blerë dhe shitur mallra që përdoren çdo muaj, kryesisht nëpërmjet grupeve, sipas menaxherit të projektit Bowen Pan. Me Marketplace, Facebook është duke i dhënë përdoruesit një proces më formal për të kryer këto shkëmbime.

Ikona për Marketplace gjatë ditëve të ardhshme do të zëvendësojë ikonën Messenger në qendër të rreshtit të poshtëm në aplikacionin Facebook për celular. Shtypja e tij do ju çojë automatikisht në një faqe kryesore të artikujve që Facebook beson se ju do të keni interes.

Kjo bazohet në faqet që ju keni pëlqyer dhe, pas disa kohësh ju mund të filloni aktiviteti tuaj të shitjes brenda Marketplace. Ju mund t’i dërgoni mesazh çdo shitësi të çdo sendi dhe të vendosni një ofertë të zgjedhjes tuaj. Për të shitur një objekt, ju thjesht ngarkoni një foto, vendosni një emër, përshkrimin dhe çmimin, dhe konfirmoni vendndodhjen tuaj.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0