Kur financa është jeta juaj, historitë në lidhje me paratë janë mjaft interesante. Është e rëndësishme të mbani mend se filmat janë për argëtim dhe për këshilla financiare. Gordon Gekko nuk është një person real dhe SEC ka qenë shqetësimi më pak ligjor për Charlie Sheen. BusinessMag ju sjell në këtë artikull filmat financiarë më të shikuar të të gjitha kohërave:
- ”Wall Street”: Lakmia nuk është gjithmonë gjë e mirë.
Mësimi: Pak lakmi mund të na mbajë të motivuar për t’ia dalë mbanë – të gjithë gjallërohemi kur kemi një portofol të mbushur plot. Por duke i bërë paratë të vetmen arsye që të zgjohemi në mëngjes është një akt i vetë-sabotimit.
- ”The Money Pit”: Mos bëni blerje në bazë të emocioneve.
Mësimi: Gjithmonë bëni hulumtimet tuaja dhe llogaritjet e buxhetit tuaj para se të hidheni në ndonjë blerje të madhe. Kjo kursen shumë pendimin më pas.
- “Glengarry Glen Ross”: taktika e presionit dëmton si konsumatorët ashtu edhe shitësit.
Mësimi: Asnjë punë nuk vlen kur kompromentoni dinjitetin dhe integritetin tuaj për ‘sukses’. Nga koha që personazhet e filmit e kanë mësuar këtë gjë me forcë, është tepër vonë për ta rikuperuar.
- ”Wolf of Wall Street “: Kënaqësia e momentit nuk është zgjidhje afatgjatë.
Mësimi: Kur bën një investim, ju nuk mund të dëgjoni vetëm për gjërat që ju doni të dëgjoni. Sfidojini njerëzit që përpiqen t’iu shesin. Kërkoni këshilla nga ekspertë, jo nga shitës. Në qoftë se një mundësi tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, besojini instinkteve tuaja.
- “The Social Network”: Mbrojini idetë tuaja që sjellin sukses dhe përfitim.
Mësimi: Zuckerberg triumfoi me idenë e tij dhe përfitoi një dorë të mirë, ndërsa Winklevosses iu ngjit padisë për një pjesë të vlerës së Facebook. Po të kishin qenë më të vjetër dhe më me përvojë, ndoshta ata do të kishin njohuri si të mbronin pronën e tyre intelektuale.
- “The Big Short”: Kur ju keni të drejtë, mbrojeni të drejtën tuaj.
Mësimi: Për të shmangur shkatërrimin, së pari, sigurohuni që keni të drejtë. Pastaj refuzoni që të bindeni ndryshe.
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.