Sondazh për Facebook - Si duket një përdorues shqiptar i Facebook?

Sondazh për Facebook: Si duket një përdorues shqiptar i Facebook?



Cili është imazhi i një përdoruesi shqiptar të Facebook-ut! Sondazh për Facebook i organizuar për herë të parë në Shqipëri.

Merrni pjesë në hulumtimin tonë në internet. Si duket një përdorues shqiptar në Facebook? Sa kohë shpenzon ai në rrjet? Cilat janë zakonet dhe rutina e tij e përditshme?Përgjigjet për këto pyetje dhe shumë më tepër do të jepen pas realizimit të studimit të parë në lidhje me përdorimin e Facebook në Shqipëri.

“Ne jemi duke inkurajuar të gjithë përdoruesit e Facebook për të shpenzuar pak nga koha e tyre dhe për të na ndihmuar të gjejmë të dhëna relevante që mund portretizojnë statusin aktual të përdorimit të Facebook në Shqipëri. Për ta, ky do të jetë një kontribut i vogël për komunitetin por do të jetë një ndihmë e madhe për ne “, – thotë Gerti Boshnjaku, nga ekipi hulumtues.

Sondazhi për Facebook mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

SONDAZHI PËR FACEBOOK

Rezultatet do të jepen premierë në ALLWEB, konferenca e Marketing-ut Dixhital, e cila do të mbahet më 20 tetor,Tirana Business Park. Pas kësaj, rezultatet do të publikohen për përdorim më të gjerë.

Çdo i anketuar mund të bëhet fitues i një bilete për konferencën. Ato që do të përzgjidhen, me zgjedhje të rastësisshme, do të informohen jo më vonë se 5 ditë para konferencës.

Gjithsej do jenë 5 pjesëmarrës me fat në hulumtim, të cilët do të marrin nga një biletë për konferencën e parë të Marketing-ut Dixhital në Tiranë – Allweb.

Për më shumë informacion në lidhje me konferencën, ju lutem vizitoni allweb.al.

# # # # #

Nëse keni pyetje, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0