Kompania kineze merr 100% të aksioneve të "Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës" - Business Magazine Albania

Kompania kineze merr 100% të aksioneve të “Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”


Më 7 tetor të vitit 2016, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi se “China Everbright Limited” (CEL), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi asetesh me bazë në Hong Kong, ka marr në zotërim 100% të aksioneve në TIA.

“Me kënaqësi njoftojmë një epokë të transformimit të China Everbright Limited”, tha Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori Ekzekutiv i TIA-s. “Aksionerët e tanishëm, AviAlliance, DEG dhe FSHAN, si dhe të gjithë të punësuarit kanë punuar fort për zhvillimin e aeroportit dhe u kanë shërbyer pasagjerëve të saj në mënyrë korrekte. Ne shohim me synimin për rritje të mëtejshme me aksionerin e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë që udhëtarët kanë nevojë dhe dëshirojnë, “tha ai.

“Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe ekipit menaxhues të TIA-s, CEL është i kënaqur sot që ka përfunduar blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Blerja është një qasje proaktive e korporatës për të identifikuar mundësitë më të mira për investime në infrastrukturë, e cila është në përputhje me nismën e Kinës për “Rrugën e Mëndafshtë”. Gjithashtu, me rrjetet e gjera të CEL-it në Kinë, ne besojmë se tregtia dhe turizmi mes dy vendeve do të promovohet edhe më tej. Prandaj, kjo blerje është e një rëndësie të madhe për ne”, shtoi ai.

CEL, është themeluar në vitin 1997 dhe është dega ndërkombëtare e investimeve të China Everbright Group, një kompani shërbimesh financiare. CEL menaxhon 33 fonde kapitali private dhe zotëron më shumë se 8.7 miliardë $ në asete të cilat i ka nën administrim. CEL ka përvojë të gjerë në industrinë e aviacionit dhe është aksioneri i vetëm më i madh i China Aircraft Leasing Group Holdings Limited në Hong Kong.

Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin e Rinasit, me një numër pasagjerësh përreth 600.000. 12 vjet më vonë, duke treguar një rritje të ndjeshme, Aeroporti ofron shërbime për më shumë se 1.9 milionë pasagjerë në vit dhe tani është një portë moderne për vendin, duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Që nga viti 2005, më shumë se 70 milionë euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit. Më 1 prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament në Marrëveshjen e Koncesionit të TIA-s duke marr një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Periudha e Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë nga dy vjet deri në Prill 2027, në shkëmbim të hapjes së Aerportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.

Burimi: tirana-airport.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0