Ekonomia ‘FANTAZMË’ po lulëzon në Ballkan - Business Magazine Albania

Ekonomia ‘FANTAZMË’ po lulëzon në Ballkan


Mungesa e besimit te institucionet shtetërore dhe sistemet e padrejta të taksimit janë arsyet përse shumë punonjës janë të padukshëm në ekonominë e vendeve të Ballkanit – ka zbuluar një studim i ri.Një mungesë e besimit në institucione dhe sistemet e padrejta të taksimit në Europën Juglindore kanë kontribuar në përhapjen e problemit të ekonomisë “fantazmë” dhe punës së padeklaruar, ka zbuluar një studim i fundit në Qendrën për Studimet e Demokracisë, CSD, me bazë në Sofje.

Sipas rezultateve paraprake të studimit, prezantuar në një konferencë ndërkombëtare në Sofje më 2 shtator, norma e punësimit të fshehtë varion në bazë të shteteve në Ballkan, nga një e pesta në Kroaci në katër të pestat të të gjithë të punësuarve në Kosovë.

Bullgari, rreth 17.5% e njerëzve punojnë në sektor informal, që është ndjeshëm më e lartë sesa norma mesatare e Bashkimit Europian.

“Arsyeja për ekonominë fantazmë është se ne po dëshmojmë institucione të dobëta në vendet e Europës Juglindore. Kufiri mes asaj që njerëzit e konsiderojnë të drejtë dhe asaj që ndodh në realitet është thyer, gjë që çon në një ekonomi fantazmë,” tha profesori Colin Williams nga Universiteti i Shefilld.

Sipas profesorit Arnis Sauka, nga Shkolla e Ekonomiksit të Stokholmit në Riga, ekonomia fantazmë në Ballkan më së shumti vjen në formë të punës pa kontrata ose deklarimit të pjesshëm të të ardhurave nga punësimi.

Maqedoni, 37.3% e sigurimeve shoqërore të punonjësve që paguhen nga punëdhënësit janë më të ulëta sesa pagat reale që ata marrin, theksoi Marija Risteska, drejtoreshë e qendrës për kërkim dhe politikëbërje CRPM në Shkup. Ajo shpjegoi se kriza aktuale në Maqedoni ka kontribuar në përkeqësim të problemit me ekonominë fantazmë në 2016.

Bullgari, niveli i punësimit të fshehtë është i vështirë për t’u vlerësuar, pasi shumica e njerëzve nuk punojnë plotësisht në të zezë, por deklarojnë një pjesë të të ardhurave të tyre dhe e marrin pjesën tjetër në “zarf”.

Numri i njerëzve në Bullgari, të cilët punojnë pa kontrata është shumë i ulët, rreth 1 ose 2% e të gjithë të punësuarve, tha Ruslan Stefanov nga CSD, ndërsa në Turqi dhe Kosovë punësimi pa kontrata është edhe më i përhapur.

Për të zgjidhur problemin e punës dhe të ardhurave të padeklaruara, vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin arsyet e ekzistencës së saj, jo të luftojnë pasojat, tha profesor Williams.

Ai tha se besonte se ajo që ka çuar në përhapjen e ekonomisë fantazmë është mungesa e besimit te institucionet shtetërore dhe ndjenja se sistemet e taksimit janë të padrejta, pasi barra më e madhe e taksimit bie mbi njerëzit me të ardhura të ulëta, pavarësisht normave përgjithësisht të ulëta të taksimit.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0