Sipas Diane Greene, personi i ngarkuar në drejtimin e divisionit cloud tek Google, shprehet se softueri që Apigee zhvillon është kritik për bizneset që janë në procesin e kalimit në cloud apo edhe për ata që janë thjesht duke planifikuar një lëvizje. Specialiteti i Apigee është menaxhimi i API-ve me të cilat shërbimet dixhitale lidhen kur një kompani shënon një blerje apo kur një porosi është vendosur nga një klient apo një furnizues.
Blerja do të bëj që Google të paguajë aksionerët e Apigee një total prej 17.40 $ për aksion. Së bashku me blerjen, vjen jo vetëm Apigee si kompani, por edhe lista e saj e gjatë e konsumatorëve që përfshin AT&T, Burberry, Vodafone, Walgreens dhe Live Nation ndër të tjera. Është e drejtë të thuhet se marrëveshja mund të konsiderohet si një lehtësim për kompaninë e cila, që në momentin kur është bërë publike, është ndodhur shpesh në telashe. Ata filluan me një çmim të aksioneve për $17, por në Shkurt të këtij viti, pati një rënie të ulët prej $ 5.45 për aksion, derisa në mënyrë të qëndrueshme u ngjit përsëri në $ 16.34 për aksion.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.