WhatsApp vjen me një veçori të re - Business Magazine Albania

WhatsApp vjen me një veçori të re


Në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram dikush mund të përdorë simbolin “@” për t’ju etiketuar në fotot apo postimet e tyre. WhatsApp sapo ka sjellë të njëjtën veçori në versionin e saj beta.

Sapo të shtypni simbolin “@”, një listë emrash do të shfaqet për të zgjedhur cilin nga ato doni të etiketoni. Ajo punon vetëm në grupet e bisedave pasi në komunikimet individuale njoftimi vjen gjithsesi. Lista e emrave ofrohet nga ato që janë të përfshirë në grup, pra jo nga e gjithë lista e kontakteve në celularin tuaj.

Ajo punon gjithashtu me përdoruesit që nuk përfshihen në listën e kontakteve, për shembull disa grupe në WhatsApp mund të përmbajnë një numër të cilin nuk e keni ruajtur në celularin tuaj. Është raportuar se tashmë cilësia ofrohet live në iOS dhe Android.

 

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0