Krijuesi i skanerit "Scio" shpjegon vonesat... - Business Magazine Albania

Krijuesi i skanerit “Scio” shpjegon vonesat…


Pajisja ‘Scio‘ është mbështetur nga rreth 13.000 njerëz në një fushatë të suksesshme në financimin e tij nga një numër i madh njerëzish. Gjithsesi, disa janë ankuar që janë akoma duke pritur që pajisja t’ju dorëzohet.

Bashkë-themeluesi Dror Sharon tha për BBC që 5.000 pajisje janë dërguar.

Z.Sharon e ka përshkruar më parë Scio si spektrometrin e parë molekular të lirë dhe të arritshëm për t’u blerë. Bën një lexim elektro-magnetik të produkteve, pastaj e krahason rezultatin me bazat e të dhënave që gjenden online. Mund të përdoret, për shembull, për të bërë dallimin midis barnave medicinale ose të gjejë sasinë e yndyrës në një copë djathi.

Gjatë fushatës për të mbledhur financime nga një numër i madh njerëzish, mbështetësit paguan nga $150 (£115) deri në $300 për pajisje, me setin e zhvillimit që kushtonte deri në $1.000.
Consumer Physics, kompania krijuese e produktit, mblodhi $2.7 milionë gjatë fushatës dhe parashikoi që pajisja do të paraqitet në Shkurt 2015.

Gjithsesi, Z. Sharon pranoi që firma pati vonesa.

” Kërkoj më shumë kohë nga çfarë ne parashikuam” tha ai për BBC. ” Ne na u desh të dizenjonim teknologjinë nga themelet, na u desh të bënim disa ri-dizenjime dhe patëm disa probleme me furnizuesit.  Çdo pengesë gjatë rrugës kërkoi javë për t’u ndrequr.”

Disa mbështetes kanë shfaqur shqetësime lidhur me vonesat në faqen e kompanisë në Facebook, mbasi faqja e mbledhjes së financimeve publike ishte mbyllur. Vizitorëve u thuhet që kompania po perballet me “diskutime për të drejtat ligjore të pronës” por Z. Sharon tha se i vetmi problem që i shqetësonte ishte emri Scio. “Nuk ka fare të bëjë me të drejtat ligjore të pronës në kontekst optike ose sensorë, por vetëm një diskutim për logon ose shenjën dalluese.”

Por Kickstarter ka një politikë shumë të kujdesshme, ato mbyllën faqen dhe vendosën një shënim- ne provuam të arsyetonim me ato, por ato kanë politikën e vet dhe ne e respektojmë.
Ai tha se kompania po vazhdon të prodhojë pajisje, por kanë zgjedhur t’i japin prioritet dërgesave të zhvilluesit të aplikacionit, në mënyrë që të shpejtojnë krijimin e ekosistemit të aplikacionit.

” Ne kemi dërguar mijëra nga këto skanera të vogla në të gjithë botën” tha Z. Sharon për BBC. ” Ne vendosëm t’ia dërgojmë zhvilluesve në fillim, që ka shkaktuar vonesa për mbështetësit e Kickstarter që pretendonin ta merrnin pajisjen shumë më shpejt.” Ne e kuptojmë që është vonë, por ne do bëjmë të pamundurën t’i dërgojmë sa më shpejt të kemi mundësi. Pak më shumë se çereku dhe pak më pak se gjysma e mbështetësve tashmë janë pajisur me pajisjen.”

Burimi: bbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0