1. Ata janë të pasionuar
Sipërmarrësit e suksesshëm ndjekin vetëm qëllimet për të cilat ata janë vërtet të pasionuar. Ky pasion i shtyn të arrijnë qëllimet dhe të shohin përtej. Disa punojnë vetëm se duhet punuar, ata e konsiderojnë punën si diçka të këndshme duke qene se ata janë të shtyrë nga pasioni për të. Për t’u bërë sipërmarrës i suksesshëm kërkon të bësh zgjedhjen për të ndjekur aktivitetet që je vërtet i pasionuar.
2. Janë të fokusuar në qëllime
A je i aftë të rreshtosh qëllimet e tua dhe të fokusohesh vetëm te tre më të rëndësishmet? Sipërmarrësit e suksesshëm nuk ndjekin gjithçka që del në rrugën e tyre. Ata zgjedhin qëllimet më të rëndësishme dhe i ndjekin ato me ambicie dhe intesitet. Ndryshe nga njerëzit jo të suksesshëm ata ndjekin vetëm qellimet që janë realiste dhe të arritshme në një periudhë të caktuar kohore.
3. Janë të aftë të presin për të qenë të suksesshëm dhe të kënaqur
Sipërmarrësit e suksesshëm dinë që suksesi nuk ndodh brenda nates. Kërkon kohë. Përpara se çfarëdo që ata të jenë duke ndjekur të arrijë pikën e realizimit ata duhet të kenë këmbëngulje dhe kurajo për t’i bërë ballë kësaj periudhe pritjeje. Sipërmarresit e suksesshëm mund të presin për të qenë të kënaqur. Ata mund të presin dhe të jenë të qetë për të parë një dritë në fund të tunelit.
4. Ata kanë aftësi të mira komunikimi
Ata mund t’i percjellin idetë dhe qëllimet në mënyrë shumë efektive. Ata kuptojnë që qëllimet e tyre nuk mund të arrihen vetëm me një përpjekje. Ata kanë nevojë për mbështetjen e njerëzve të tjerë për të arritur qëllimet e tyre, por edhe kur ke një grup me njerëz puntorë, është shumë e rëndësishme që të kesh njerëz të mirë si dhe aftësi të mira komunikimi në mënyrë që të përcjellesh mesazhin tënd sa më mirë tek të tjerët.
5. Janë kurajozë
Të thuash të drejtën kërkon kurajo për t’u përballur me riskun dhe gatishmëri për t’u përballur me pengesat. Është shumë e thjeshtë të zgjedhësh rrugën e lehtë dhe mos të marrësh përsipër presionin për të shndërruar një ide në sukses. Kjo është arsyeja pse njerëzit e suksesshëm janë shumë kurajozë. “Mirë” për ta nuk është mjaftueshme. Në vend që të mjaftohen me aq ata kërkojnë më të mirën, edhe në qoftë se do të duhet të përballen me risqet.
6. Ata besojnë në zgjedhjet e tyre
Mund të quhet vetëbesim ose bindje në vetvete. Sido që t’a quash, sipërmarrësit e suksesshëm kanë shumë vetëbesim. Ata e dinë se në qoftë se e duan shumë diçka, ata do e arrijnë. Ata nuk besojnë në të pamundurën.
7. Ata janë krijues
Në botën e biznesit ka gjithmonë konkurencë dhe vështirësi të tjera. Pengesat gjithmonë do të ekzistojnë po duhet një mendje inovative për t’i zgjidhur ato. Njerëzit shumë të suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të përgjigjeve në mënyrë që të minimizojnë faktorët negativë që mund të jenë kundra tyre. Ata janë inovativë dhe origjinalë në mënyrën se si kërkojnë hapësira dhe zgjidhje të reja.
8. Ata janë plot resurse
Resurset mund të jenë në formën e parave dhe ndonjëherë në kapitale njerëzore. Kur janë duke krijuar një sipërmarrje, sipërmarrësit shumë të suksesshëm janë të aftë të gjenerojnë paratë që i duhen për të vazhduar ose personelin që do të jetë një ndihmë e madhe për t’i bërë dëshirat ose ëndrrat e tyre realitet.
burimi: lifehack.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.