NUMA Barcelona, një program i ri akselerator është i hapur për aplikime - Business Magazine Albania

NUMA Barcelona, një program i ri akselerator është i hapur për aplikime


NUMA Barcelona është një fond Francez që investon të paktën 30,000 € në startup-e dhe po mban programin e parë europian për të akseleruar startup-e të teknologjisë, nga sipërmarrësit për sipërmarrësit.

Me një investim prej 4.8 milionë euro gjatë tri viteve të ardhshme, plani ka për qëllim të akselerojë 30 startupe nga 1 nëntori dhe kërkon projekte me ndikim ndërkombëtar.

Aty tashmë marrin pjesë 37 vende të ndryshme dhe janë përzgjedhur 10 startup-e që do të zhvillojnë një program për 4 muaj duke filluar nga nëntori.

Secili prej startup-ve të përzgjedhura do të marrin 30.000 € financim fillestar për zhvillimin e projektit të tyre dhe shërbimeve për këshillim, konsultime dhe zyra. Në kthim, NUMA Barcelona merr 5% të kapitalit të startup-it.

NUMA Barcelona ka një ekip të mentorëve, të cilët janë Ali Partovi, investitor dhe konsulent në projekte të tilla si Facebook, Airbnb, Uber ose Dropbox, Jorge Carulla, ish-drejtor marketingu, Gary Shainberg, ish- nënkryetar i teknologjisë dhe inovacionit të British Telecom dhe Francisco Perez, bashkëthemelues i Hawker, ndër të tjera.

Thirrja është e hapur, megjithatë, afati i aplikimit për regjistrim përfundon brenda 3 ditësh.

 

burimi: digjitale.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0