Ja cilat janë diferencat mes Facebook dhe Twitter - Business Magazine Albania

Ja cilat janë diferencat mes Facebook dhe Twitter


Facebook dhe Twitter erdhën në jetë vetëm dy vite larg diferencë nga njëri-tjetri.

Por rrjetet sociale kanë pasur dy jetë shumë të ndryshme. Facebook tashmë ka më shumë se 1.6 miliardë përdoruesë mujorë dhe vazhdon të rritet, ndërsa rritja e Twitter ka mbetur në 300 milionë përdoruesë.

Ka qenë themeluesi i vetë Facebook, Mark Zuckerberg ai që ka drejtuar kompaninë dhe ka qenë rendësi i shanseve që nga dita e parë. Ndërsa Twitter ka pasur disa ndryshime të CEO-ve dhe trazira të brendshme ku bashkëthemeluesi Jack Dorsey po bën “turin”e dytë të detyrës si CEO në krye të kompanisë.

Përveç të tjerave, kompanitë kanë dy kultura të brendshme organizate shumë të ndryshme.

Në Facebook, një nga motot e ditëve të para i bëri punonjësit të “lëviznin shpejt dhe të sillnin inovacion.”

Ashtu siç e shpjegoi në prospektin e IPO-s të vitit 2012 Facebook:

“Të ecim shpejt na bën të mundur ne të ndërtojmë më shumë gjëra dhe mësojmë më shpejt. Gjithsesi, ndërsa pjesa më e madhe e kompanive rriten, ato e ulin ritmin sepse kanë më shumë frikë të kryejnë gabime se sa kanë frikë faktin se mund të humbasin mundësi ndërsa lëvizin ngadalë. Ne kemi një shprehje: ‘Ec shpejt dhe inovo.’ Ideja është se nëse kurrë nuk bën diçka jashtë të zakonshmes, mbase nuk po ecën me ritmin e duhur.”

Që prej asaj kohe Zuckerberg ka shtuar doktrinën e “të ecurit shpejt me një infrastrukturë të qëndrueshme”-një konsideratë e cila me rritjen e Facebook dhe me rolin më të rëndësishëm që ka rrjeti sot, nuk mund të jetë kaq “dorëlëshuar” saç ka qenë dikur.

Sërish të ecësh shpejt ngelet qendra e filozofisë së Facebook. Krahasoje këtë me një shpallje për një vend vakant për inxhinier në Twitter:

“Balanco dëshirën për të transmetuar regullat me përgjegjësinë për ta bërë siç duhet,”

Nga mesazhi duket qartë se është perfeksioni, dhe jo shpejtësia, prioriteti kryesor dhe tipari më i vlefshëm i një punonjësi nё Twitter. Gati duket sikur shpejtësia është një dobësi e brendshme e karakterit tё programuesve, një problem potencial i rrezikshëm i cili duhet të rregullohet ose të paktën të zbutet nga kompania.

Por ajo që bie në sy në fakt është se rreshti i Twitter për të bërë gjërat siç duhet nuk përfshihet në të gjitha listimet për punë. Ai aplikohet vetëm për punët që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, dhe mbase për një arsye të mirë, duke patur parasysh fuqinë e punëve të inteligjencës artificiale dhe rolit që pritet të ketë në shoqëri.

Sërish, një nga kritikat më të mëdha ndaj Twitter ka qënë hapi shumë i ngadaltë me të cilën ka sjellë tipare dhe produkte të reja ndër vite, krahasuar veçanërisht me ndryshimet e shpeshta dhe të qëndrueshme të shërbimeve Facebook (por jo të gjitha janë të suksesshme).

‘Kriteri’ i Twitter përsa i përket listimeve për punë, mund të mos jetë politikë universale e kompanisë, por na jep një ide të qartë rreth mentalitetit të kompanisë.

 

/Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0