Gjermeni: I hapim rrugë investimeve të huaja - Business Magazine Albania

Gjermeni: I hapim rrugë investimeve të huaja


Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e së martës që u zhvillua në Tiranë, prezantoi dhe miratoi Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe dy plane ndërsektoriale, Planin e Bregdetit dhe Planin për zonën ekonomike Tiranë – Durrës.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke marrë fjalën në këtë takim u shpreh se, miratimi i tre planeve vjen në përfundim të proçesit të konsultimeve me secilën ministri, pjesë e Komitetit Ndërministror për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. “Eshtë bërë një punë e madhe gjatë këtyre 2 viteve, vijoi ajo, duke nënvizuar faktin se, miratimi i planeve kombëtare i hapin rrugë investimeve të huaja dhe i japin fund informalitetit.

“Ky proces mund të konsiderohet historik. Planet kombëtare parashtrojnë në vetëvete dokumentat e planifikimit strategjik për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit”, tha Gjermeni. Ato vendosin rregulla për investimet dhe garantojnë siguri për investimet e huaja, u shpreh ajo.

“Them se planet kombëtare do të paraprijnë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit për 15 vitet e ardhshme, për një vend konkurrues, një destinacion turistik dhe ekonomik, që aspiron Shqipëria”, deklaroi Gjermeni.

Ndërsa zëvendës kryeministri Niko Peleshi, tha se miratimi i planeve kombëtare është me rëndësi në vizionin e qeverisë për të parashtruar projekte dhe fonde në dobi të zhvillimit të vendit.

/lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0