Fokusi i zhvillimit ekonomik në Shqipëri mbetet bujqësia - Business Magazine Albania

Fokusi i zhvillimit ekonomik në Shqipëri mbetet bujqësia


Ekonomitë e Rajonit dominohen nga industria e shërbimeve dhe e faktoringut, ndryshe nga Shqipëria e cila e ka te pozicionuar strukturën e ekonomisë se saj ne bujqësi dhe shërbime edhe pse burimet natyrore të vendit dhe mosha e re popullsisë avantazhojnë sektorët e tjerë.

Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekonomisë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shërbimet, të cilat zënë nga 51-71 për qind të ekonomisë në varësi të vendeve.

Shqipëria edhe pse ka 316 kilometër vijë bregdetare, industria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi ne vetëm 51% në krahasim me vendet e tjera. Në Maqedoni sektori i shërbimeve zë 64 për qind të ekonomisë, në Malin e Zi mbi 71 për qind për shkak se vendi fqinjë e ka zhvilluar ekonominë bazuar në industrinë e turizmit nëpërmjet modelit të resorteve.

Në Bosnje sektori i shërbimeve zë 64.8% të ekonomisë, në Serbi 59%, ndërsa në Kosovë 57.4%.

Ndryshe nga Rajoni, bujqësia paraqitet dominante në strukturën ekonomisë shqiptare. Edhe pse vendi ynë është një importues neto i prodhimeve bujqësore, ka copëzimin më të lartë tokës në krahasim me rajonin dhe me një zhvillim spontan të paorganizuar pesha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë është sa dyfishi i rajonit (22%). Në Maqedoni, bujqësia zë 11% të ekonomisë, në Malin e Zi vetëm 9.8%, në Serbi, 9.4%, në Bosnjë 8.3% dhe në Kosovë 14.4%.

Manifaktura është ajo që ben diferencën. Në rajon kjo degë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shqipërinë. Në Shqipëri ajo zë vetëm 5.6% të peshës në ekonomi, ndërsa në Bosnjë 13.2 %, në Kosovë 13.2% në Maqedoni 11.8% të ekonomisë, në Malin e Zi, 4.9 % dhe Serbia ka peshën më të lartë të manifakturës në ekonomi me 19.1 %.

Ekonomitë e rajonit paraqesin struktura të ngjashme, ndërsa në Shqipëri ka një kontribut të rëndësishëm bujqësia në dallim nga vendet e tjera. Përsa i përket ecurisë së eksportit të të mirave dhe shërbimeve ndaj PBB-së Shqipëria mbetet mbas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe i krahasueshëm me Bosnje-Hercegovinën.

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0