Pirate Summit 2016, konferenca e 'çmendur' e startupeve europiane ankoron në Tiranë! - Business Magazine Albania

Pirate Summit 2016, konferenca e ‘çmendur’ e startupeve europiane ankoron në Tiranë!


Ahoy Mateys!

Samiti Global i Piratëve (The Pirate Summit Global) sjell shpirtin e Samitit të Piratëve (http://piratesummit.com/) në 50 qytete në të gjithë Europën dhe Lindjen e Mesme!

The Pirate Summit Global lidh startupet lokale me investitorë dhe mentorë! Dhe startupi yt ka shansin të prezantohet para investitorëve dhe të kualifikohet për një prezantim në Samitin e Piratëve 2016!

Më 13 Qershor, në bashkëpunim me miqtë e Canadian Institute of Technology (Institutit Kanadez të Teknologjisë) eventi vjen në Tiranë!

Dhe pjesa më e bukur është…se është falas!

Ora: 18:00-22:00
Vendi: Canadian Institute of Technology, Rr. Andon Zako Çajupi, pranë sheshit Wilson, 1000 Tirana, Albania

Axhenda:
*Prezantim nga Samiti i Piratëve
*Bisedë e lirë
*Konkursi i Prezantimeve të Startupeve
*Rrjetëzim

Spikerat e ftuar do të shpallen së shpejti.

Ato që përfiton nga pjesëmarrja janë këndvështrime fantastike nga investitorë të mirënjohur ku ke shansin për t’i bindur ata për idenë tënde!

Për të prezantuar apliko këtu: http://startups.arrr.co/events/99/startups/new
Regjistrohu falas këtu: http://pstirana.eventbrite.co.uk/

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0