Të ardhurat tatimore të qeverisë rriten me 7.4 për qind ndërsa shtrëngohen shpenzimet - Business Magazine Albania

Të ardhurat tatimore të qeverisë rriten me 7.4 për qind ndërsa shtrëngohen shpenzimet


Të ardhurat në buxhet u rritën me 7.4 për qind në katër muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare nga ministria e financave tregojnë se për periudhën janar prill të këtij viti, qeveria mblodhi në buxhet 130.7 miliardë lekë të ardhura nga 121.7 miliardë që ishte shifra në 4-mujorin e parë të 2015-ës.

Rritja ka ardhur plotësisht nga të ardhurat tatimore. Thuajse të gjitha taksat kryesore të buxhetit si TVSH, tatim fitimi dhe akciza kanë patur një performancë të fortë pozitive. Ndërsa, të hyrat nga kontributet, një tjetër zë i rëndësishëm i buxhetit u rritën me 12.5 për qind ndaj një viti më parë.

Por, me gjithë rritjen e të ardhurave, qeveria ka ndjekur një politikë të shtrënguar në krahun e shpenzimeve. Shpenzimet e buxhetit ishin në katër muajt e parë me 10.5 miliardë lekë ose rreth 90 milionë dollarë më të ulëta se vjet. Së bashku me rritjen e të ardhurave, kjo ka bërë që qeverisë jo vetëm të mos marrë hua për 4-mujorin, por të ketë një sufiçit prej 16.5 miliardë lekësh në buxhet.

Një pjesë e rënies së shpenzimeve, lidhet me borxhet e prapambetura, të cilat për 4-mujorin e parë të 2015 ishin 8 miliardë lekë, ndërsa këtë vit zero pasi shlyerja e tyre ka përfunduar.

Por, veç borxheve të vjetra, shpenzimet kanë rënë edhe për shkak të investimeve publike. Për periudhën e janar-prill investimet e qeverisë ishin 26 për qind më të ulëta se vjet duke u konfirmuar edhe për këtë vit një nga zërat me ecurinë më problematike të buxhetit.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0