Spark.me prezanton themeluesen e Ditës Botërore të Nutellas, Sara Rosso - Business Magazine Albania

Spark.me prezanton themeluesen e Ditës Botërore të Nutellas, Sara Rosso


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker të ri në Spark.me-Sara Rosso, Drejtore e Marketingut e Automatic, dhe themeluesja e Ditës Botërore të Nutellas.

Sara është Drejtore e Marketingut e Automattic (provider i shërbimeve online si WordPress.com, Akismet, Gravatar dhe shumë të tjerë), një pozicion që i lejon asaj të demonstrojë eksperiencën e saj të gjatë prej dy dekadave në teknologji dhe strategjinë dixhitale. Më parë, ajo ka përshkallëzuar operacione të bizneseve dhe ka drjetuar angazhimet online për kompani si Ferrero International, Moleskine, Hewlett-Packard dhe Ogilvy.

Më 5 shtator 2007, Sara themeloi Ditën Botërore të Nutellas, tashmë një ditë pushimi e njohur zyrtarisht e zotëruar dhe e menaxhuar nga marka Nutella, dhe shpeshherë bën çdo gjë që lidhet me websitein e saj-nga koncepti dhe strategjia e komunikmit, deri te dizajni i logos dhe infrastruktura që e mbështet këtë.

Sara është shfaqur me punën e saj në The New York Times, The Wall Street Journal, CNN, ABC News, TIME, Businessweek, The Huffington Post, AdWeek, Advertising Age, Sky News 24 Italy, Wired Italy, LA Times, Brandweek, RAINews24, Corriere della Sera, La Repubblica, Glamour Italy, dhe Vanity Fair Italy.

Me një MBA nga Universiteti i Santa Claras dhe një diplomë bachelor në Sisteme të Menaxhimit të Informacionit, Sara ndan ekspertizën e saj rreth strategjisë dixhitale, teknologjisë, komunikimeve, markave personale, shkrimit, artikulleve të vetë-publikuara dhe WordPress, fjalime në audiencë në të gjithë botën.

Aktualisht po zhvillohen gjithashtu proçedurat e thirrjes për Startup Competition Spark.me. Skuadra fituese do të ketë një mundësi unike për të prezantuar projektin e tyre te investitorët dhe mediat lidera në TechCrunch Disrupt San Francisco 2016 Startup Alley, më 12-14 Shtator, 2016.

Në mënyrë që të marrin pjesë, të githa skuadrat e interesuara duhet të përmbushin formularin e aplikimit në http://spark.me/2016/startups/, pas të cilit do t’i nënshtrohen raundit të parazgjedhjes. Afati i fundit i dorëzimit të formularit online është 4 Maj, 2016, 23:59:59 UTC. 10 skuadrat më të mira të startupeve që kalojnë raundin e parazgjedhjes do të shpallen të Hënën, 11 Maj, 2016, në website-in zyrtar të konferencës, www.spark.me, dhe do të ftohen të prezantojnë startupet e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me.

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga norma e reduktuar dhe të përfitojnë një biletë për vetëm 150€, ose 70€ në rast të biletave të studentit, deri më 11 Prill. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0