Kreu i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, ka një version të veçantë të aplikacionit të rrjetit social dhe këtë e ka pranuar vetë themeluesi.
Ky detaj u zbulua nga Zuckerberg gjatë prezantimit të shërbimit të videove live. ‘Ky është versioni i verdhë i aplikacionit Facebook, i krijuar për njerëzit e brendshëm’, tha Zuckerberg.
Ndryshe nga aplikacioni i zakonshëm që kanë përdoruesit, në opsionin ‘Çfarë keni në mendje’ për statuset tuaja, ka një menu me disa opsione për të postuar imazhe ‘GIF’, ‘Slideshow’ dhe ‘Music’.
Ndoshta këto tre shërbime do të jenë në të ardhmen në dispozicion për të gjithë përdoruesit pasi është konfirmuar se ‘Facebook’ po teston ‘GIF’ dhe ‘Music’.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.