Një tjetër takim i kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara ishte në zyrat qendrore të Bankës Botërore, ku u prit nga presidenti i këtij institucioni, Jim Yong Kim.
Në një njoftim për median, kreu i BB citohet të jetë shprehur optimist për ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria Rama dhe rrugën e bashkëpunimit në rajon.
“E vlerësoj shumë lidershipin tuaj, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin. Kjo është tejet impresionuese”, ka deklaruar Kim.
Duke iu referuar takimit me kancelaren gjermane, presidenti i Bankës Botërore theksoi opinionin e Merkel për momentin pozitiv që po kalon Ballkani Perëndimor, rolin e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në zhvillimin e rajonit.
Nga ana e tij shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se bashkëpunimi rajonal është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto