Google dhuron para dhe ndihmë ekspertësh për të luftuar virusin "Zika" - Business Magazine Albania

Google dhuron para dhe ndihmë ekspertësh për të luftuar virusin “Zika”


Përhapja e virusit Zika u shpall Emergjencë e Shëndetit Publik nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) në shkurt. Edhe pse virusi i cili transmetohet nëpërmjet mushkonjave nuk shkakton simptoma në pjesën më të madhe të rasteve, atij i atribuohet numri në rritje i një defekti fatal në lindje i njohur si mikrocefalia.

Tani, Google është në partneritet me UNICEF, duke dhënë fonde, mjete dhe ndihma në njerëz për të ndihmuar luftën ndaj sëmundjes.

Në një postim blogu ditën e sotme, kompania anonçon se do të dhurojë për UNICEF 1 milionë $ grante për të ndihmuar përpjekjet e tyre kundër përhapjes së këtij virusi. Google ka gjithashtu edhe inxhinierët e saj që ndihmojnë UNICEF “të analizojë të dhënat për të përcaktuar sesi të lokalizojë dhe të paraprijë virusin.” Kompania po jep një fond shtesë prej 500,000$ për UNICEF dhe Organizatën Panamerikane të Shëndetit për të mbështetur punën e punonjësve të saj në terren.

Zika_search

UNICEF do t’i përdorë fondet për të rritur ndërgjegjësimin, për të reduktuar popullimin e mushkonjave, për të mbrojtur zhvillimin e vaksinave, dhe për të ndihmuar në parandalimin e transmetimit të virusit. Organizata pret të ndihmojë 200 milionë njerëz të prekur ose vulnerabël për t’u prekur në Amerikën Latine.

Google përveç alokimit të fondeve, po ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe të njohurive për virusin Zika në mënyrë direkte, duke përfshirë informacione shtesë rreth virusit globalisht, në 16 gjuhë. Duke kërkuar për “virusin Zika” në Google do t’ju dalë një vështrim i përgjithshëm mbi virusin, informacion mbi simptomay dhe Sinjalet e Shëndetit Publik.

Në postimin e vet, Google pretendon se përhapja e Zikës ka çuar në rritjen prej 3000% të interesit për kërkimin e tij në rang global që nga Nëntori.

 

/Publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0