Të njëtën gjë tregojnë edhe të dhënat e para lidhur me strukturën e prodhimit kombëtar, sipas metodës së shpenzimeve. Formimi i kapitalit fiks ishte shtysa kryesore e rritjes për të tre tremujorët e parë të vitit 2015, me një mesatare prej 15.2%.
Kthimi i rritjes së investimeve është ndoshta treguesi më pozitiv në performancën ekonomike të vitit 2015, duke shfaqur një rimëkëmbje më të shpejtë se pritshmëritë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të ekspertëve, ky përmirësim ende nuk ngjall optimizëm të madh, duke pasur parasysh se rritja e investimeve vlerësohet se është ende mjaft fragmentare.
Ajo i detyrohet sa investimeve publike, aq edhe projekteve të veçanta madhore të sektorit privat. Ende nuk ekziston perceptimi për një kthim të optimizmit te sipërmarrjet që do të motivonte një rritje të qëndrueshme të investimeve. Një tregues i këtij fakti është se kredia bankare për investime ende po shfaqet e dobët.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të nëntorit 2015 kredia e biznesit për investime ishte në rënie me 2.7% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Megjithëse ky rezultat është edhe efekt i pastrimit të portofolit prej kredive të humbura, sërish kreditimi nuk sinjalizon ndonjë entuziazëm të bizneseve për të kryer investime të reja. Vrojtimi i fundit i aktivitetit kreditues tregoi se norma e shfrytëzimit të kapaciteve negelet ende në nivele mesatarisht të ulët, çka nuk motivon shtysa për të rritur investimet e reja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.