3 këshilla për suksesin në biznes me njeriun e zemrës - Business Magazine Albania

3 këshilla për suksesin në biznes me njeriun e zemrës


Sfidat me të cilat përballet një pronar tipik biznesi, duke punuar 24 orë në 7 ditë, duke operuar me buxhete të vogla dhe duke kryer shumë role, janë zakonisht të intensifikuara kur bashkëshorti apo bashkëshortja është një partner në biznes. Pavarësisht kësaj shumë çifte kanë arritur suksesin personalisht dhe profesionalisht duke punuar bashkë, dhe ofrojnë mësime të cilat mund të aplikohen nga të gjithë pronarët e vegjël të bizneseve.

Kam patur mundësinë të mësoj nga një numër i këtyre pronarëve të suksesshëm. Këtu janë tre këshilla nga çiftet partnere në biznes që mendoj se çdo çift që drejton një biznes duhet të marrë parasysh për të ndihmuar që partneriteti në sipërmarrje është po aq i suksesshëm sa edhe ai në romancë:

1. Ndani llogaritë tuaja.

Për çiftet që i kanë financat personale të përziera, është e rëndësishme të ndërmarrësh hapin e ndarjes së financave të biznesit për të shmangur konfuzionin dhe dhimbjen e mundshme të kokës gjatë kësaj rruge.

Çeqet e biznesit dhe llogaritë e mbajtura në mënyrë të pavarura nga njëra-tjetra nga llogaritë personale i ndihmojnë pronarët e bizneseve të mbajnë regjistrime të sakta dhe të plota të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve që lidhen me biznesin. Gjithashtu ju ndihmon ju të jeni më të organizuar dhe më pak të stresuar.

Gjithashtu, nëse zotëruesit e bizneseve mund të kërkojnë financim në të ardhmen, duke patur llogari të veçanta të biznesit demonstron një profil të fortë financiar dhe informacion financiar të qëndrueshëm të biznesit.

2. Ndërtoni një plan biznesi i cili përcakton rolet dhe përgjegjësitë.

Kur zotëroni një biznes me një person tjetër, një plan biznes mund të ndihmojë qartësisht në përcaktimin e roleve. Për shembull, plani juaj i biznesit duhet të citojë specifikisht cili e zotëron kompaninë, strukturën e kompanisë, cilët ndodhen në skuadrën e menaxhimit, përgjegjësitë për çdo rol dhe çdo informacion tjetër shtesë që shfaq aftësinë tuaj për të drejtuar biznesin.

Një mënyrë e zgjuar për të realizuar këtë proces është identifikimi i pikave të forta respektive tuajat në fushat e lidershipit dhe biznesit dhe më pas të përcaktoni së bashku rolet dhe përgjegjësitë lidhur me këto avantazhe. Plani i biznesit duhet gjithashtu të listojë çdo investitor, partner ose njerëz të tjerë të cilët zotërojnë pjesërisht biznesin, së bashku me përqindjet që çdo individ ose grup zotëron kështuqë çdo gjë është e dokumentuar, në letër.

Çdo biznes, i vogël ose i madh, pronar i vetëm ose koroporatë, ka nevojë për një plan për t’u siguruar që ka një bazë të fortë për suksesin afatgjatë. Një plan biznesi i mirëmenduar është kyç për të ndihmuar pronarët e bizneseve të qëndrojnë të fokusuar në objektivat dhe qëllimet e kompanisë, gjithashtu për të gjurmuar progresin.

3. Përcaktoni një strategji dalje të përshtatshme.

Kur krijojmë një plan biznesi, është e rëndësishme të planifikoni një strategji dalje gjithashtu. Mbyllja e një biznesi është një fazë shumë e rëndësishme në ciklin e jetës së biznesit dhe diçka që duhet adresuar herët.

Ndërsa mund të jetë e parehatshme për të menduar për ‘divorcin’ ose dështimin e biznesit, një strategji daljeje parashtron procesin e ndjekjes nëse ndodh e paimagjinueshmja. Kjo strategji do të qartësojë çfarë do të ndodhë nëse një partner vendos të largohet nga bniznesi për një punë tjetër, ose ekziston një nevojë për të mbyllur biznesin për arsye të tjera.

Nëse biznesi do t’i kalohet një pjesëtari të familjes, një partneri ose do t’i shitet një blerësi të jashtëm, planifikimi i kujdesshëm është i domosdoshëm për ta bërë këtë tranzicion të suksesshëm, jo vetëm për pronarët e biznesit dhe për pasardhësin, por gjithashtu edhe për suksesin afatgjatë të kompanisë. Gjeni kohë të këshilloheni me një këshillues financiar dhe një këshillues taksash për të stabilizuar një plan që funksionon më së miri për ju dhe biznesin tuaj.

Dhe së fundmi, kujtohuni të merrni kohën e nevojshme për të qenë një çift jashtë marrëdhënies së biznesit. Është një temë që e dëgjojmë rregullisht nga çiftet që zotërojnë biznese. Vija midis punës dhe shtëpisë mund të errësohet kur zotëroni një biznes me një person të dashur të zemrës. Kështuqë nuk është befasuese që çiftet që zotërojnë biznese të na tregojnë rreth rëndësisë së dedikimit të kohës për të qëndruar bashkë.

Pa dyshim se të nisni, të drejtoni dhe të rrisni një biznes me të dashurit tuaj është një punë e vështirë. Gjithsesi, këto çifte të cilët kanë ndërmarrë hapa për të shmangur grackat e zakonshme gjithashtu raportojnë që është një punë shpërblyese që i bën marrëdhëniet e tyre më të forta.

 

/Shkruar nga Lisa Stevens, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0