CEED organizon konferencën vjetore në Sofje - Business Magazine Albania

CEED organizon konferencën vjetore në Sofje


Qendra për zhvillim dhe edukim të sipërmarrësve(Center for Entrepreneurship,Education and Development) përpiqet për një botë në të cilën sipërmarrësit të kenë mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për të nxitur risi, për të krijuar vende pune dhe të ndërtojnë ekonomi të zhvilluara. CEED drejton rritjen ekonomike duke zhvilluar, lidhur dhe mentoruar sipërmarrësit për të forcuar bizneset e tyre në mënyrë që ata mund të krijojnë vende pune si dhe të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik. Ndërtimi i një komuniteti sipërmarrës është primare për CEED.
CEED rrit jo vetëm njohuritë e sipërmarrësve mbi biznesin nëpërmjet programeve të saj, por lidh sipëmarrësit me mentorë dhe me një komunitetit sipërmarrësish të suksesshëm të cilët mund të ndihmojnë bizneset e tyre të vogla për të kaluar në një nivel më të lartë. Kombinimi tërësor i lidhjeve të tregut, angazhimi i komunitetit, ndërtimi i kapaciteteve dhe qasja ndaj fondeve e veçon CEED.

Këtë vit konferenca e përvitshme e CEED do të zhvillohet në Sofje, në datën 14 prill. Kjo konferencë është më e madhja e rrjetit ndërkombëtar të CEED, ku sipërmarrësit nga e gjithë bota mblidhen për të dëgjuar dhe diskutuar të ardhmen e industrive dhe prirjeve globale të tregëtisë. Gjithashtu në këtë konferencë flitet për strategjitë, praktikat dhe hapat më të mirë që duhet të ndërmarrë një biznes i suksesshëm ditët e sotme.

Në këtë ngjarje marrin pjesë më shumë se 300 sipërmarrës, themelues startup-esh, investitorë dhe liderë globalë të biznesit që vijnë nga më shumë se 17 shtete të botës.

Të ftuar specialë në këtë konferencë vjetore do të jenë Eric Schurenberg dhe Jim Stikeleather. Eric Schurenberg është presidenti dhe kryeredaktori i revistës INC. Kjo revistë është lidere në publikimet e saj për rreth sipërmarrjes dhe biznesit në SH.B.A dhe në botë. Ndërsa Jim Stikeleather është drejtuesi i inovacionit në kompaninë DELL. Gjithashtu konferenca do të ketë të ftuar të tjerë sipërmarrës të rëndësishëm nga bota e biznesit.

Në këtë konferencë themeluesit e sipërmarrjeve të reja mund të prezantojnë kompanitë e tyre para investitorëve. Aplikimi për Startup-et e reja do të përfundojë në 15 Mars.

Qëllimi i CEED është të ndërtojë një komunitet sipërmarrës duke ju ofruar sipërmarrësve të rinj mentorë, rrjete, njohuri dhe kapitale për t’u rritur sa më shpejt. Qendra e parë CEED është hapur në Sofje në vitin 2005. Tani CEED numëron më shumë se 30,000 kompani në rrjetin e saj global dhe operon në Marok, Tunizi, Bullgari, Maqedoni, Rumani, Serbi, Slloveni, Kosovë, Armeni, Moldavi, Bangladesh dhe Shqipëri. CEED ka projekte dhe në 10 shtete të tjera.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0