5 këshilla për një video-intervistë të suksesshme

5 këshilla për një video-intervistë të suksesshme


Intervistat me anë të videove po bëhen gjithmonë e më shumë popullore ditët e sotme. Derisa kompanitë duan të gjejnë talentin më të mirë, intervistat me video u japin atyre një mundësi për të xhiruar kandidatët pa i bërë ata të udhëtojnë. Në këtë mënyrë punonjësit mund të kursejnë para dhe kandidatët mund të kursejnë kohë. Gjithashtu, kandidatët kanë komoditetin e realizimit të intervistave nga shtëpia. Si kandidat, nëse nuk je mësuar me një video-intervistë, më poshtë janë disa këshilla të dobishme që ju të përgatiteni edhe për to.

1. Zgjidhni një vend të përshtatshëm
Sigurohuni që të intervistoheni në një dhomë të përshtatshme ku nuk do të ketë zhurma dhe ju nuk do të shpërqëndroheni. Nëse keni kafshë shtëpiake në shtëpi, mbajini ata në një dhomë tjetër gjatë intervistës. Një qen që leh ose një mace që mjaullin në sfondin e intervistimit nuk ju bën të dukeni shumë profesional. Gjithashtu, një faqe muri e bardhë është ideale për intervistat e punës nëpërmjet videove.

2. Testojini pajisjet e intervistimit para intervistës
Testoni të gjitha pajissjet përfshirë kufjet, mikrofonin dhe lidhjen e internetit për t’u siguruar se ato funksionojnë siç duhet. Vendosni kamerën tuaj në mënyrë që të të fokusohet në nivelin e shikimit tuaj. Verifikoni se zëri juaj është i qartë. Ju mund ta testoni atë duke bërë një videothirrje me një mikun tuaj. Gjithashtu konfirmoni se dëgjoni personin tjetër nëpërmjet kufjeve.

3. Zgjidhni veshjen e duhur
Disa vishen vetëm në pjesën e sipërme, ndërsa në pjesën e poshtme veshin pizhama! Duhet të keni parasysh se nëse lëvizni në vendin ku jeni ulur, intervistuesit mund të shikojnë se çfarë keni veshur në pjesën e poshtme, kështuqë pavarësisht rrethanave, vishuni që të dukeni profesionistë.

4. Bëni kujdes për panoramën e ekranit
Nëse ata ju pyesin që ju të ndani ekranin tuaj dhe të performoni disa detyra mbyllni të gjitha dritaret tuaja të dialogimit dhe parandaloni që ato të dalin (në formën e pop-up) në ekran. Minimizoni ose mbyllni të gjithë shfletuesit e internetit. Nuk është një ide e mirë të përdorni një motorr kërkimi për ndihmë vetëm nëse ata (intervistuesit) ju lejojnë që ta bëni një gjë të tillë.

5. Kini parasysh me shprehjet tuaja të fytyrës
Nëse ata përdorin një ekran televizori ose një monitor të madh për të udhëhequr intervistën, atëherë fytyra juaj do të duket më e madhe se ç’është normalisht. Prandaj, shprehjet tuaja të fytyrës do të bëhen më të rëndësishme gjatë intervistës. Kini kujdes se çfarë mund të transmetojnë shprehjet e fytyrës te intervistuesit. Dëgjojeni personin tjetër “me sy.” Mund edhe të tundni kokën një herë në ca kohë për të treguar se ju po i dëgjoni.

 

/Artikulli ka autor Ceren Cubucku, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0