Çfarë të bëni kur ju refuzojnë?

Çfarë të bëni kur ju refuzojnë?


Të gjithë e përjetojmë refuzimin, por sipërmarrësit e përjetojnë atë më shumë se çdo njeri tjetër. Përveç snobimit të fotove që s’u bëhen “like” në Facebook dhe takimeve potenciale ku nuk tregohet interes, sipërmarrësit me ëndrra të egra dhe plane të patestuara tentojnë të dëgjojnë “Jo, je i çmendur!” shumë herë. Është pjesë e punës, por prapëseprapë “na djeg”.

Madje edhe më shumë se ç’e prisni ju, sipas psikologut Guy Winch. Në blogun më të fundit në TED, ish-spikeri ka shpjeguar fjalën më të fundit të shkencës në atë se pse edhe refuzimet më të vogla na shaktojnë jo pak dhembje.

“Kur shkencëtarët i vendosën njerëzit në pajisje funksionale MRI dhe u kërkuan atyre të kujtonin një refuzim të fundit, ata zbuluan diçka të mrekullueshme. Të njëjtat zona të trurit tonë që aktivizohen kur përjetojmë dhimbje fizike, të njëjtat zona aktivizohen edhe kur përjetojmë refuzimin,” shkruan Winch në një postim. Mesa duket lidhet me paraardhësit tanë që njëherë e një kohë kanë qenë gjuetarë. Por të refuzoheshe nga grupi tek i cili supozohej se varej mbijetesa, vdekja ishte e sigurt.

Patjetër që sot nuk mund të ketë pasoja fatale refuzimi, por sërish trurin tonë e zë paniku kur mbetemi vetëm. Por t’i jaësh fund terrorit të refuzimit është esenciale nëse kërkon të tregosh atë lloj këmbëngulje që është e domosdoshme për ta ngritur biznesin nga toka. Ja këshillat e Winch për të përballuar refuzimin.

1. Thuajini jo vetëkriticizmit
Mund të jetë normale të mërzitesh me veten pas një refuzimi, por kjo nuk do të thotë se autokritika është një ide e mirë. “Me të gjitha mjetet rishikoni se çfarë ndodhi dhe konsideroni se çfarë duhet të bëni ndryshe në të ardhmen, por nuk ka asnjë arsye të tregoheni ndëshkues dhe autokritik me veten. Të mendosh, ‘Mbase nuk duhet të flas për ishin tim në takimin e parë,’ është në rregull. Por të mendosh, ‘Sa dështak/e jam!’ nuk është në rregull,”  thotë Winch.

2. Rrisni vlerësimin që keni për veten
Jo vetëm që nuk duhet ta mbushni veten me autokritikë pas një refuzimi, por duhet të bëni të bëni të kundërtën, t’i kushtoni pak përpjekje mendore për t’i kujtuar vetes se sa shumë që keni për të ofruar.

“Bëni një listë të pesë cilësive që keni që janë të rëndësishme ose me kuptim, gjëra që ju bëjnë një potencial të mirë për marrëdhënie (për shembull, ju jeni mbështetës dhe emocionalisht të disponueshëm), një mik i mirë (për shembull, ju jeni besnikë dhe dëgjuesë të mirë), ose një punonjës i mirë (për shembull, jeni të përgjegjshëm ose keni një etikë të fortë në punë). Më pas zgjidhni një prej tyre dhe shkruani një paragraf ose dy (shkruajeni, mos e bëni thjesht me mendje!) sepse kjo cilësi mund të ketë rëndësi për të tjerët, dhe se si do ta shprehnit në një situatë të rëndësishme,” udhëzon Winch.

3. Krijoni lidhje!
Pak gjëra janë ato që na bëjnë të ndihemi më mirë përveç të dashurve tanë. Përdoreni këtë të vërtetë në avantazhin tuaj duke u lidhur me ata që ju japin ndjesinë e ngrohtë se i përkisni dikujt apo diçka kur ndiheni të mërzitur pas një refuzimi.

“Nëse kolegët e tu të punës nuk të ftuan për drekë, shoqërohuni me dikë tjetër. Nuk është e thënë të jetë pjesë e stafit të ngushtë. Nëse fëmijët tuaj refuzohen nga një shok, bëni një plan për ta që të takojnë një shok tjetër sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe kur një partner nuk jua kthen mesazhet, telefonojini gjyshërve dhe kujtohuni se vetëm zëri yt u sjell kënaqësi të tjerëve,” shkruan Winch.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0