WhatsApp sjell risinë që pritej nga të gjithë - Business Magazine Albania

WhatsApp sjell risinë që pritej nga të gjithë


Versionet e reja beta të aplikacionit WhatsApp për Android tani përfshijnë një opsion të madh: Thirrjet Video. Është aq e lehtë sa mund ta imagjinoni: zgjidhni një kontakt në aplikacion, klikoni butonin e thirrjes dhe zgjidhni ‘Video call’.

Nëqoftëse personi tjetër ka një version të WhatsApp që mbështet këtë opsion, automatikisht do të niset një thirrje e ngjashme si në FaceTime, e nëse kjo nuk ndodh, ju do të njoftoheni se kontakti juaj ka nevojë për të përditësuar aplikacionin e tyre.

Opsioni fillimisht është publikuar nga Android Police, që raportoi se thirrjet video ishin vënë në dispozicion në beta-n e fundit të WhatsApp-it për disa përdorues.

whatsapp-sjell-risine-qe-pritej-nga-te-gjithe-business-mag

Me më shumë se një miliardë përdorues tashmë në rrjetin e vet, WhatsApp do të mundë në mënyrë efektive aplikacionin Duo të Google, që për momentin bën vetëm video-thirrje.

Për këtë çështje, WhatsApp ka qenë vazhdimisht në përmirësimin e produktit të saj në muajt e fundit, duke shtuar opsione të reja. Ndërkohë mësohet se po testohet një opsion i ri për chat publik që mund të vihet në dispozicion në të ardhmen e afërt.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0