Samsung krijon Zyrën e Re Europiane të Shitjeve për Kondicionerët - Business Magazine Albania

Samsung krijon Zyrën e Re Europiane të Shitjeve për Kondicionerët


Samsung Electronics lançoi zyrën e re Samsung Electronics për kondicionerët në Europë (SEACE) në Amsterdam, Hollandë, e cila do të fillojë të funksionojë në Janar të vitit 2017. SEACE është një zyrë shitjesh e dedikuar për kondicionerët në Europë, e cila pritet të përqëndrojë aktivitetin e shitjeve që fillimisht është operuar nga çdo zyrë në 17 shtete Europiane.

Lëvizja vjen si pjesë e përpjekjeve më të mëdha të Samsung për të përhapur biznesin e kondicionerëve në tregun Europian. Kompania e vlerëson Europën si tregun e dytë më të madh B2B të kondicionerëve në botë – i cili ka patur një rritje të vazhdueshme prej në 3.6 miliardë dollarë këtë vit dhe pritet të rritet deri në 4.2 miliardë deri në vitin 2020.

Biznesi i sistemit të kondicionerëve: Samsung ka krijuar një moment të fortë falë produkteve të reja të ndryshme e të rëndësishme, duke përfshirë kondicionerë të brendshëm inovativë 360 Cassette dhe DVM (kondicionerë Dixhitalë Shumë Funksionalë) S, të cilat u reklamuan në Global AC Forum në Tetor të 2015.

“Zgjidhet tona me kondicionerët inovativë drejtues, duke përfshirëë 360 Cassette, me strukturën e tij të bukur dhe inovacionin është pranuar si ndryshim i rëndësishëm në tregun e kondicionerëve,” tha Byung-sam Suh, Kreu i Biznesit të Pajisjeve Dixhitale pranë Samsung Electronics. “Qëllimi ynë është të dyfishojmë shitjet e kondicionerëve në Europë deri në 2020-tën dhe do t’a arrijmë këtë me punë të specializuar dhe me marketing të fortë.”

SEACE do të operojë menjëherë nën autoritetin e presidentit lokal të punësuar për të menaxhuar zyrën. Do të jetë një risi në shpërndarje të specializuar, duke mundësuar mbështetje teknologjime dhe trajnim si dhe zgjerim të shërbimeve, në mënyrë që të nxitet sukses i biznesit të përbashkët për partnerët SEACE në Europë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide transformuese dhe teknologji. Kompania po ripërcakton botën e TV, smartphone-ve, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0