Ekranet me prekje të këtij modeli gradualisht fillojnë të bëhen të pareagueshëm me kalimin e kohës. Ky problem vjen si rezultat i një gabimi në prodhim ku disa çipe kontrolli fillojnë dhe lirohen.
Apple u kritikua ashpër nga ekspertët duke thënë se është përgjegjësi e kompanisë t’i riparojë këto modele. Aktualisht kompania tarifon 149 dollarë për këtë shërbim në SHBA.
Në webiste-in zyrtar Apple thoshte se ekrani i iPhone 6 Plus bëhej i pareagueshëm nëse përplasej disa herë në sipërfaqe të forta. Të gjitha ato modele të cilat nuk kanë një ekran të thyer mund të riparohen tha kompania.
Kjo fushatë do të jetë aktive për 5 vite me radhë. Problemi i u zbulua fillimisht nga site i njohur i çmontimeve i quajtur iFixit.
Burimi: lajmifundit.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.