Njihuni me blogeren 22-vjeçare, e cila paguhet 15,000 $ për një postim të vetëm në Instagram - Business Magazine Albania

Njihuni me blogeren 22-vjeçare, e cila paguhet 15,000 $ për një postim të vetëm në Instagram


Danielle Bernstein, blogere prapa We Wore What, kohët e fundit tha për Harper’s Bazaar se ajo mund të bëjë 15,000 $ nga një post i vetëm në Instagram.

Paratë vijnë nga markat, të cilat duan që produktet e tyre të vihen re nga 992,000 njerëzit që e ndjekin Bernstein në aplikacion.

Ashtu si shumë blogerë të tjerë të modës, Bernstein poston foto me veshjet e saj të përditshme, së bashku me informacion se si t’i blesh rrobat dhe aksesorët që ajo ka veshur.

Ajo që ndjekësit e saj nuk dinë është se shumë nga këto postime janë rezultat i negociatave me marka të modës, të cilët mund t’i kërkojnë asaj të mos përfshijë produkte nga konkurrentët e tyre në të njëjtën kohë, apo edhe ndonjë postim tjetër në Instagram atë javë.

Ata janë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për këtë. Sipas Harper’s Bazaar, brand-et shpenzojnë më shumë se 1 miliardë $ çdo vit për postimet e sponsorizuara në Instagram.

Shuma e saktë që kompanitë paguajnë është e lidhur direkt me numrin e ndjekësve që një përdorues ka në Instagram. Kur Bernstein të rrisë ndjekësit e saj, ajo do të jetë në gjendje për të fituar më shumë për një post të vetëm.

njihuni-me-blogeren-22-vjecare-e-cila-paguhet-15000-per-nje-postim-te-vetem-ne-instagram-businessmag

Harper’s Bazaar shpjegon:

Mesatarisht, në qoftë se ju keni qindra mijëra ndjekës ju mund të bëni diku nga $ 500 në $ 5000 për postim, por në qoftë se ju keni më shumë se 6 milionë ndjekës, pagesa juaj mund të jetë $ 20,000 deri $ 100,000.

Edhe pse Bernstein nuk thote se sa fiton nëpërmjet Blogging dhe postimeve të sponsorizuara në Instagram, ajo ka pranuar se “kjo është më shumë seç mund të kisha imagjinuar ndonjëherë si një 22-vjeçare.”

Ajo shtoi, “Unë e mbështes plotësisht veten time. Unë kursej, investoj dhe jam duke u përpjekur të tregohem e zgjuar për çdo gjë dhe të mësoj më shumë me kohën.

 

/burimi: BusinessInsider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0