I ndaloi përdorimin e iPhone të birit, ja si ndryshoj sjellja e tij - Business Magazine Albania

I ndaloi përdorimin e iPhone të birit, ja si ndryshoj sjellja e tij


Problemi më i madh i prindërve të sotëm me fëmijët është padyshim telefoni celular. Shumë prej tyre i mësojnë vetë që të vegjël fëmijët të rrinë para ekranit të celularit për të parë kartonat e preferuar, e më pas kur rriten, nuk dinë më si tua heqin nga duart. Por këtu vjen një eksperiencë e një nëne nga Cornwall, e cila do të ndajë rrëfimin e saj me prindërit e tjerë. Ajo thotë se ka mbetur e befasuar nga sjellja dhe ndryshimi i të birit, pasi ajo vendosi dhe zbatoi faktin që i biri të qëndronte larg smartphone-it të tij për një vit.

i-ndaloi-perdorimin-e-iphone-te-birit-ja-si-ndryshoj-sjellja-e-tij-businessmag

Karly Tophill tha se pasi i imponoi të birit adoleshent një ndalim njëvjeçar për të përdorur iPhone, ishte tronditur nga ndryshimi në sjelljen e tij. Brenda gjashtë javësh ajo tha se Dylan 13 ­vjeçar dukej i lumtur, shumë “llafazan” dhe më energjik, kishte rezultate më të mira me detyrat e shtëpisë në shkollë dhe madje dilte edhe vullnetar për të ndihmuar nënën me punët e shtëpisë.

Tani Karly, është duke inkurajuar me eksperiencën e saj prindërit e tjerë, për të futur në sirtar të paktën për një ditë në javë telefonin dhe të shohin nëse do të kenë përfitime të ngjashme. Dylan më parë harxhonte dy orë në ditë duke luajtur lojra në telefonin dhe nëna e tij tha se ai ishte i shqetësuar, nxitonte për të bërë shpejt detyrat e shtëpisë dhe për t’u kthyer përsëri në rrjetet sociale.

/Mirror

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0