Cimagine, startup-i Izraelit blihet nga Snapchat - Business Magazine Albania

Cimagine, startup-i Izraelit blihet nga Snapchat


Aplikacioni i komunikimit Snapchat është duke blerë startupin e realitetit të shtuar në Izrael, Cimagine Media, një marrëveshje e cila pritet të arrijë në 40 milionë dollarë.

Cimagine shquhet për zhvillimin e një teknologjie, e cila mundëson virtualisht blerjen dhe mobilimin e shtëpisë me mobilje dhe elektroshtëpiake të përmasave dhe llojit të duhur.

Cimagine do të shndërrohet në qendrën e zhvillimit dhe hulumtimit në Izrael për Snapchat ku pritet zgjerim i aktivitetit përtej 20 punonjësve.

Por ekipi i përbërë nga punonjës tejet të kualifikuar është edhe arsyeja e vërtetë e kësaj blerje më tepër sesa teknologjia.

Themeluar në 2012-tën, kompania nuk ka komentuar mbi ngjarjen. Snapchat pritet të dalë në bursë në Mars të vitit të ardhshëm me një vlerë prej 25 milionë dollarësh.

 

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0