Ne ditet e fundit, aktori i njohur amerikan i “The X-Files”, David Duchovny, ka fituar statusin e nje ylli per Rusine.
Duchovny mori nje rol ne nje reklame te nje kompanije pijeje ruse qe i thur lavde identitetit kombetar te vendit.
Me tensionin qe ekziston tashme midis Amerikes dhe Rusise lidhur me ceshtjen e Ukraines, emri i Duchovny po kthehet ne nje trend ne Rusi. Ne kete reklame prej me shume se 2 minuta, David imagjinon se sa ndryshe do te kishte qene jeta e tij nese do te kishte lindur ne Rusi.
Ai tregohet duke shkuar ne hapesire, duke admiruar balerinat, duke luajtur hokej ne akull dhe duke luajtur role ne gjuhen ruse.
Reklama e birres Sibirskaya Korona ka arritur te kete pelqimin e 2.5 milione njerezve qe nga momenti i nxjerrjes se saj ne Youtube.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto