Dy te tretat ose 67 % e te rriturve ne UK jane te interesuar per cilesine e reklamimit te industrise se lojrave te fatit online ndersa vetem nje ne pese vete besojne se kompanite e lojrave te fatit qellojne audiencen e duhur, nje kerkim studimor i ri ka zbuluar se fundmi.
Bazuar ne pergjigjjet e marra nga rreth 2,000 te rritur ne kete shtet, perfshire 604 lojtare aktive apo ish-lojtare online te lojrave te fatit, raporti i “Bettling on Digital”, i pergatitur nga analistet dixhitale te IgnitionOne dhe kompania kerkimore, ComRes gjithashtu kerkoi mendimet e 11 specialisteve te marketingut nga ky sektor.
Ashtu sic raportohet nga Marketing, studimi identifikoi nje mosrakordim te caktuar midis pikepamjeve te specialisteve te marketingut dhe konsumatoreve sidomos sa i takon rendesise se pergjegjesise sociale korporative dhe gjithashtu trendit drejt luajtjes se lojrave te fatit nepermjet telefonit celular.
Specialistet e marketingut besonin se televizioni mbetet i rendesishem si nje mjet per ndertimin e nje ndergjegjesimi te forte rreth brandit. Por ende nje cerek ose 24 % e konsumatoreve, te cilet jane aktive apo ish lojtare online te lojrave te fatit, thone se reklamimi online ishte njesoj i rendesishem.
Faktore te tjere qe ndikonin kete grup te pyeturish perfshine eksperiencen e lehte per te luajtur lojera te tilla (73 %), cilesine e lojes (69 %) dhe perhapjen e fjales per to (43%).
Ne te njejten menyre, shume nga specialistet e marketingut nuk besonin se konsumatoret e lojrave te tilla interesoheshin shume per famen sociale te brandit. Ende 40 % e konsumatoreve thane se ato do te donin me shume te vendosnin nje bast me nje kompani qe financiarisht kontribuonte drejt kerkimeve, arsimimit apo trajtimit te problemit te kumarit.
“Nje segment i fuqishem i popullesise britanike luan lojera fati online dhe ato qe u pyeten thane se cilesia e produktit ishte me e rendesishme ne percaktimin e perzgjedhjes se faqes se internetit qe ato perdornin ne krahasim me reklamimin,” thote Simon Hayes, MD i IgnitionOne.
“Reputacioni i brandit dhe politikat e pergjegjesise sociale korporative te nje brandi jane faktore te medhenj kur vjen puna tek perceptimet pozitive midis konsumatoreve,” tha ai.
Studimi gjithashtu arriti ne perfundimin se 67 % e te rriturve ne UK ishin te interesuar per sasine e reklamimit te kompanive qe ofrojne lojera fati online ndersa rreth 21 % ishin dakort se reklamimi i tyre qellonte audiencen e duhur.
Midis gjetjeve te tjera, raporti konfirmonte se National Lottery (Lotaria Kombetare) eshte forma me popullore e kumarit per te rriturt ne UK (58%) e ndjekur nga bingo (45%), garat me kuaj (44%), baste te tjera sportive (42%) dhe kazino (36 %).
Te dhenat u moren nga Marketing. Perpunuar nga stafi i Warc.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto