Sa ditë duhet të pushoni që të arrini kulmin e kënaqësisë? - Business Magazine Albania

Sa ditë duhet të pushoni që të arrini kulmin e kënaqësisë?


JESSICA STILLMAN
Editor-at-large, Women 2.0

Çdo vit, ju keni disa ditë pushime për të kaluar. A duhet ti merrni të gjitha ato njëherësh dhe ti shijoni në luks apo ti ndani në mini-pushime apo ti jepni vetes shumë fundjava të gjata?
Kjo është një pyetje që çdo profesionist duhet ti përgjigjet dhe ndërsa natyra e punës suaj dhe buxheti që keni në dispozicion si dhe preferencat e familjes suaj të gjithë luajnë një rol në llojin e pushimeve që do të merrni, shkenca ka diçka për të thënë fjalën e saj gjithshatu mbi këtë çështje. Studimet kanë identifikuar numrin ideal të ditëve të pushimeve që maksimizojnë relaksin  tuaj.

8 ditë për të arritur kulmin e lumturisë gjatë pushimeve.

Një kërkim i një universiteti finlandez ndoqi plot 54 pushues gjatë gjithë pushimeve të tyre duke matur uljet dhe ngritjet e lumturisë dhe kënaqësisë së tyre ndërsa ditët e pushimeve kalonin.

Kërkuesit zbuluan se gëzimi i lidhur me pushimet nuk u rrit me shtimin e nxirjes së lëkurës dhe harrimit të punës. Në kundërshtim me këtë, kulmi i lumturisë arrihej pas 8 ditëve.
“Mund të jetë që ai 8 ditëshi të jetë ideali për të marrë përfitimet e një pushimi,” Jessica de Bloom, një nga anëtaret e ekipit kërkimor i tha The Wall Street Journal.

Ideja se pak më shumë se një javë mund të jetë periudha perfekte e pushimeve i përshtatet edhe pushuesve të thekur. “8 ditë. Duket në rregull. Ju merrni të premten pushim pas pune, ndoshta ikni atë ditë pak më herët. Më pas keni të shtunën, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten, të shtunën dhe të djelën,” thotë Eksperti i Burimeve Njerëzore, Tim Sackett në komentin e tij për këtë studim në blogun e tij.

“Dita e parë nuk duket si pushim sepse ju rehatoheni dhe përpiqeni ta lëshoni veten dhe e shtuna e fundit për të cilën keni nevojë për të filluar paketimin dhe mbledhjen e gjërave sepse do të largoheni të djelën. Ajo e djelë e fundit do të jetë ditë pune sepse ju nuk do të jeni më me pushime!,” shton ai duke shpjeguar përse pushime të tilla e tërheqin atë.

Shkenca e një “arratisje” perfekte

Është një gjetje që ja vlen për tu shënuar nëse jeni duke planifikuar pushime verore të momentit të fundit. Udhëtimi është i kushtueshëm në fund të fundit (dhe nëse kini fëmijë, nuk do të jeni pa stres), kështu që nuk ka kuptim ta zgjasni një udhëtim nëse koha dhe paratë shtesë nuk do të kontribuojë për lumturinë dhe qetësinë tuaj. Por ky studim nuk është i vetmi studim shkencor që ekziston se si të arrish të realizosh pushimet më të mira të mundshme ndërsa kërkime të tjera tregojnë si të nxjerrësh çdo pikë kënaqësie nga pushimet tuaja.

Lajmi u publikua nga www.Inc.com

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0