Ndërton orën dixhitale, arrestohet nxënësi mysliman në SHBA

Ndërton orën dixhitale, arrestohet nxënësi mysliman në SHBA


Një nxenes 14-vjeçar u arrestua në Teksas pasi kishte shkuar në shkollë me një orë të cilën e kishte ndërtuar vetë, por që dyshuan se mos ishte bombë. Djaloshi mysliman deklaroi se e kishte sjell në shkollë orën për t’ia treguar profesorit të inxhinierisë.

Arrestimi i Ahmed Mohamed, familja e të cilit është me origjinë nga Sudani, ka shkaktuar reagime të mëdha, duke bërë që edhe Presidenti Obama ta ftojë në Shtëpinë e Bardhë.

“Orë e bukur, Ahmed. Dëshiron ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të frymëzojmë më shumë fëmijët si ti që të duan shkencën. Kjo është ajo çfarë e bën Amerikën të madhe”, shkroi Obama në rrjetin social Twitter.

Një ftesë për ta takuar e ka bërë edhe Marck Zuckerberg, i cili ka thënë se fëmijët si Ahmed duhet të përgëzohen, në vend që të arrestohen. Ai e ka ftuar atë në zyret e Facebook dhe e ka inkurajuar që të vazhdojë të krijojë.

Në rrjete sociale ka pasur shumë reagime, duke përfshirë edhe disa shkencëtarë të NASA-s. Menjëherë është krijuar edhe një hashtag “#IstandwithAhmed”.
Këshilli i myslimanëve amerikanë ka thënë se do të bëjnë një hetim të këtij incidenti, ndërsa policia ka thënë se janë shumë të kujdesshëm për çdo informacion që ka të bëjë me ndonjë bombë.

Ahmed ia kishte treguar profesorit të tij orën, ndërsa ai e kishte përgëzuar, por edhe këshilluar që të mos ia tregonte ndonjë profesori tjetër. Gjatë një ore tjetër leksioni, ora kishte lëshuar një tingull, gjë që frikësuar një profesor i cili edhe i kishte njoftuar autoritetet.

“Ajo dukej sikur një bombë”, u shpreh ai. Familjarët e Ahmed janë shprehur shumë të zemëruar, pasi thanë se djali i tyre është paragjykuar për shkak të origjinës dhe fesës të cilës i përket.

 

Ky artikull u publikua së pari në shqip tek lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0