Marketingu i StartUp-it » Business Magazine

Marketingu i StartUp-it


 

 Pasi themelon një StartUp,hapi tjetër i rëndësishëm është që ju të bëheni të njohur dhe të fitoni sa më shumë klientë të rinj. Rrjetet sociale janë një mënyrë shume efektive për të arritur këto objektiva. Në këtë periudhë përdorimi i mediave sociale nga kompanitë nuk është thjesht një zgjedhje taktike e mirë, por e nevojshme për ecurinë e biznesit.

Më poshtë mund  të gjeni disa këshilla se si mund t’ia dilni të njiheni më shumë :

1.Zgjidhni rrjetin social që ju përshtatet

Rrjetet sociale janë të specialuzuara për të kryer funksione të caktuara. Facebook iu lidh me familjarët dhe miqtë tuaj. Twitter mundëson shpërdarjen e mesazheve të shkurtra.  Google + dhe LinkedIn shërbejnë si rrjete sociale profesionale.  Shumë  njerëz nuk bëjnë dallim midis rrjeteve sociale dhe postojnë të njëjtin informacion si në Facebook apo në LinkedIn. Kjo nuk është zgjedhja ideale . Ju duhet të përzgjidhni se çfarë duhet të postoni në secilin rrjet. Për shembull ju mund të hidhni një Facebook një foto ose video humoristike që ka të bëjë me fushën tuaj të biznesit. Ndërsa në LinkedIn ju mund të postoni artikuj analitikë dhe studimorë. N.q.s doni t’iu drejtoheni të rinjve bëni mirë të zgjidhni Instagram, ndërsa për sa i përket investitorëve prezenca juaj në LinkedIn do ishte e duhura.

2.Shpenzoni me kujdes 

Një llogari në rrjetet sociale është falas për ta hapur, por kjo nuk do të thotë që nuk do shpenzoni për të bërë marketing . Pyetja qëndron se kush do të jetë strategjia juaj për të maksimizuar fitimet. Ju mund të paguani në Facebook ose Twitter për të promovuar postimet dhe faqen tuaj për të rritur numrin e vizitorëve. Ndoshta investimi më i mirë është të punësoni një menaxher të rrjeteve sociale. Një menaxher i zoti do ju ndihmojë të zhvilloni  një strategji të mirëfilltë  për të shndërruar  vizitorët në klientë.

3.Ndërtoni një komunitet

Një nga përfitimet e medias sociale është mundësia që të jepet për të shkëmbyer mesazhe dhe marrë reagime nga klientët. E rëndësishme është që të krijohet një marrdhënie njerëzore me vizitorët.  Kjo realizohet duke marre kohë për të dëgjuar opinionet e audiencës dhe përgjigjur pyetjeve të tyre. Klientët potencialë tuaj do iu shikojnë si një mik të besuar dhe jo thjesht si një fasadë kompanie.

4.Prezantimi në sytë e botës

Llogaritë në rrjetet sociale janë  fytyra me të cilën ju prezantoheni ndaj botës. Këto faqe sociale ndihmojnë jo vetëm të lidheni me klientë potencialë, por edhe me investitorë. Ju mund të tregoni nëpërmjet imazheve apo videove se si është të punoni në sipërmarrjen tuaj. Kur ju të kërkoni një zgjerim të numrit të punonjësve, mund ta postoni njoftimin tuaj në mediat sociale dhe punëkërkuesit do ta kenë më të lehtë të shohin se si është të punohet pranë jush.  Klientët,investitorët apo punëkërkuesit mund të shikojnë më shumë avantazhet që ka startup-i në treg .

Një prezantim i mirë në mediat sociale do ta bëjë popullor dhe të dukshëm startup-in tuaj. Popullariteti më pas iu çon në klientë dhe më shumë fitime.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0