Si të përdorni stresin për ta bërë skuadrën tuaj më të fortë?

Si të përdorni stresin për ta bërë skuadrën tuaj më të fortë?


Stresi nuk ka ka pse të jetë një emocion që të shkurton jetën. Si një lider, ju mund ta përdorni stresin e një mjedisi shumë dinamik biznesi në avantazhin e kompanisë suaj dhe të punonjësve tuaj. Ajo që duhet të bëni është të rikornizoni stresin nga një gjë negative në një ushtrim për formimin e marrëdhënieve.

“Pas shekujve praktikë, ushtria ka mësuar se nëse ju përjetoni stres 1) me përqasjen e duhur dhe 2) me njerëzit e tjerë, ju mund të krijoni marrëdhënie të qenësishme shoqërore për të cilat njerëzit do të flasin për të gjithë pjesën e mbetur të jetës,” shkruan Achor. Eksperienca mund të shërbejë për t’i mbajtur njerëzit në shërbim, ose kur ka rëndësi, në të njëjtën kompani, nëse u prezantohen mundësi më të mira. Çelësi, shkruan ai, është se “organizata si ushtria e kanë prejardhjen e kulturës së tyre nga krenaria e të qënit të aftë për t’i kaluar bashkë sfidat.”

Më poshtë, mësoni se si të keni qasjen më të mirë ndaj stresit dhe t’i jepni atij kuptim për të motivuar veten dhe punonjësit.

Shikojeni stresin me syzet e duhura

Nëse stresi po ju mbyt ju dhe punonjësit tuaj, ju duhet të ndryshoni mënyrën se si e perceptoni atë. Për shembull, në vend që të stresoheni kur shikoni se keni një mal me emaile për t’iu përgjigjur, shikojeni atë si një sfidë nga e cila do të përfitoni nëse e kaloni. “Pas çdo faktori që ju streson, ka një mundësi për ju që të zhvilloni aspekte të potencialit tuaj, si durimi, rezistenca dhe efiçienca,” shkruan Achor.

Injektoni kuptim te stresi

Kur sfidat që ju stresojnë ju nuk kanë kuptim, ju nuk keni motivim për t’i kaluar ato. Por nëse i jepni më shumë kontekst asaj që ju streson, ju dhe punonjësit tuaj do të mundoheni për ta kaluar stresin. “Ne kemi nevojë të bashkojmë pikat ndërmjet kuptimit dhe stresit në mënyrë që të ndihmojmë individët dhe skuadrat të dallohen,” shkruan Achor.

Stresi është një sport skuadre

Achor thotë se ju keni nevojë “të ndihmoni dhe të trajnoni liderat për t’i ndihmuar skuadrat e tyre që t’i shikojnë faktorët stresuesë si një sfidë grupi, sfidë e cila ka një kuptim.” Janë skuadrat dhe jo individët që fitojnë kampionatet. Ndihmojini punonjësit të kuptojnë se stresi është një sport i skuadrës, nëse punoni të gjithë bashkë, do ta bëni punën në mënyrë efiçiente.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0