Babagjyshi Sekret

Babagjyshi Sekret


“Babagjyshi Sekret” ose “Secret Santa” është një lojë  Krishtlindjesh mjaft e përhapur në botën perëndimore. Kjo lojë është një mënyrë zbavitëse për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe moralin brënda një kompanie gjatë periudhës së festave. Një prej punonjësve zgjidhet të bëhet Babagjyshi dhe ka për detyrë t’i bëjë një dhuratë një kolegu të punës, të përzgjedhur pas një shorti. Emrin e fituesit e di vetëm “Babgjyshi”, pasi ai e përzgjedh rastësisht emrin.

Megjithëse kjo lojë ka një qëllim argëtimi, n.q.s nuk luhet siç duhet mund të krijojë situata të pakëndshme. Më poshtë  mund të gjeni një listë për gjërat që duhet të bëni ose jo gjatë lojës “Babagjyshi Sekret”.

Bëni: Merrni pjesë

Bëni mirë të merrni pjesë në këtë lojë. N.q.s e mënjanoni veten nga loja, tregoni që nuk jeni plotësisht pjesë e skuadrës suaj të punës. Qëllimi i ” Babagjyshit Sekret” është që të rrisë moralin e grupit dhe frymën e skuadrës.

Mos Bëni: Mos detyroni njeri të bëhet pjesë e lojës

Secili duhet të vendosi vetë të marrë pjesë ose jo në këtë lojë. Mos detyroni askënd të bëhet pjesë e lojës me patjetër. Jo gjithkush do të bëjë shpenzime të tepërta gjatë sezonit të festave dhe dikush nuk do të marrë pjesë për shkak të besimit fetar.

Bëni: Vendosni një limit për çmimin e dhuratës

Mbani mend që njerëzit kanë një buxhet për festat e fundvitit dhe një dhuratë e shtrenjtë do ishte e kriposur për xhepin e tyre. E mira është që të vendoset një çmim i arsyeshëm  për dhuratën.

Mos bëni: Një dhuratë më të shtrenjtë apo më të lirë

N.q.s ju jeni përzgjedhur të bëheni Babagjyshi është mirë të bëni një dhuratë me çmimin që skuadra ka vendosur më parë. Blerja e një dhuratë më të lirë apo më të shtrenjtë nuk do jetë një veprim i zgjuar. N.q.s shorti ka rënë që t’i bëni dhuratë shokut ose shoqes suaj të ngushtë, mund t’i blini diçka tjetër përveç dhuratës nga ” Babagjyshi Sekret”.

Bëni: Merrni informacion për personin që do i bëni dhuratë, n.q.s nuk e njihni personalisht

Për kompanitë e mëdha ndodh që ju mos i njihni të gjithë.  Është mirë që tek letra që secili shkruan emrin e tij, para se të hidhet shorti, të shtohet dhe një informacion për gjërat e preferuara. “Babagjyshi Sekret” do ta ketë më të lehtë për të bërë një dhuratë me këtë lloj informacioni.

Mos bëni: Dhurata nuk duhet të jetë personale

Shmangni dhuratat personale siç janë parfumet, për shkak se këto lloj dhuratash konsiderohen si romantike. Çdo dhuratë që do ia bënit të dashurit ose të dashurës nuk duhet t’i bëni n.q.s jeni përzgjedhur të jeni “Babagjyshi Sekret”. Gjithashtu dhuratat që simbolizojnë besimin fetar është e mira të mos bëhen.

Bëni: Dhurat duhet të jenë të zakonshme

Dhurata që do bëni do të hapet në sytë e gjithë punonjësve. Bëni mirë të bëni një dhuratë që mos të vini në siklet marrësin. Veshjet nuk janë të përshtatshme në këto raste pasi një ngatërresë në masë do ishte fatale. Dhurata si shalle apo dorashka  janë ide të mira. Dhurata të tjera si qirinj ose  korniza pikture do ishin shumë të përshtatshme për këtë atmosferë festash.

Bëni: Falenderoni ” Babagjyshin Sekret”

Edhe nëse dhurata që do merrni nga “Babagjyshi Sekret” nuk do t’ju pëlqejë bëni mirë ta falenderoni Babgjyshin për gjestin e tij. Personi që ju ka bërë dhuratën ka harxhuar kohë dhe para për  ju. Mos prisni që dhurata t’i përshtatet plotësisht shijeve tuaja.  Nuk është as miku juaj më i mirë, as familjari juaj që po ju bën dhuratën.

Mos bëni: Mos ju thoni të tjerëve që dhurata që keni bërë s’është gjë

Thashethemet brënda një kompanie mund të përhapen si zjarr. Kjo shprehje juaj mund të bjerë në veshin e atij që ka marrë dhuratën. Mbani mend që “Babagjyshi Sekret” duhet të jetë i lumtur dhe festiv. Kjo festë nuk organizohet për dhuratën, por për atmosferën që krijohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0