Ersion Meçuli: Ja si mendojmë të revolucionarizojmë Shërbimin Urban!

Ersion Meçuli: Ja si mendojmë të revolucionarizojmë Shërbimin Urban!


Emri i projektit: Tirana Operating System

Anëtarët e ekipit: Gentjan Kolicaj, Jonid Merdanaj, Korado Capja, Endrit Abdiaj, Olta Leka, Ersion Meçuli

Drejtues i ekipit: Ersion Meçuli

• Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj?

Ideja është tu ofrojmë shërbim për të menaxhuar linjat urbane kompanive të autobuzëve që operojnë në Tiranë por jo vetëm. Gjithashtu ne mund t’i ofrojmë një shërbim edhe bashkisë së Tiranës për të kontrolluar kompanitë dhe cilësinë e shërbimit që ata ofrojnë. Përdoruesit e urbanëve në kryeqytet do të jenë në gjendje që me anë të një aplikacioni në celularin e tyre të shohin për sa minuta vjen autobuzi në stacion si edhe shumë informacione të tjera.

• Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Çfarë ju motivoi për të propozuar këtë aplikacion?

Foto-e-përgjithshme-businessmag

Ky është një shërbim që i shërben të gjithëve dhe kjo është pika më e fortë e këtij biznesi. Në rradhë të parë u shërben të gjithë qytetarëve që përdorin transportin publik ata do kenë mundësinë që të shikojnë në kohë reale se sa larg stacionit ndodhet autobuzi dhe për sa kohe pritet te mberrij në stacion. Kompanive të urbanëve gjithashtu do tu shërbejmë duke u ofruar statistika rreth gjendjes së çdo linje që ato menaxhojnë gjithashtu do mundohemi ti japim zgjidhje për shumë nga problemet që ata kanë. Më e rëndësishmja është optimizimi i linjave në mënyrë që ata të kursejnë dhe qytetarëve tu ofrohet një shërbim me i mirë. Bashkia gjithashtu do jetë një përfituese e rëndësishme e këtij shërbimi pasi do ketë mundësinë që në kohë reale të menaxhojë dhe kontrollojë shërbimin që japin kompanitë kundrejt qytetarëve.

• Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend? Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Pritshmëritë e mia ishin të larta pasi ne punuam shumë dhe ne arritëm të kishim një produkt dhe një webpage të ndërtuar për 54 orët që kishim në dispozicion. Gjithashtu dhe një plan biznesi goxha të mirë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.

Për mua ishte hera e dytë që merrja pjesë është një eksperiencë mjaft e vlefshme. Herën e parë që mora pjesë nuk fitova ndonjë çmim të paktën këtë herë arritëm të fitonim vendin e tretë.

• Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë? Foto-Eventi-businessmag

Është një përvojë shumë interesante dhe mund të vlejë shumë më shumë se sa çmimi, njohjet që ti krijon dhe mundësitë që të hapen mbas këtij eventi .

• Pas Eventit, Startup Weekend Tirana, si ndiheni? Keni mbështetjen e duhur? Cilat janë hapat në vazhdim?

Vazhdojmë të kemi të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtin vullnet për të punuar siç patëm ato 54 orë. Deri tani, kemi siguruar zyrat se ku do punojmë. Në muajt në vijim, do jemi te Tirana Busines Park, tek Talent Garden Tirana dhe te Bashkia e Tiranës.

• Mund të na thoni ndonjë datë se kur del në treg produkti juaj? Në çfarë fazë jeni? Çfarë nevoje tjetër keni?

Ne momentalisht jemi në fazë testimi. Po punojmë në mënyrë intensive për të bërë të mundur që nga muaji Mars të jemi në treg. Në momentin e parë që do të kemi realizuar një produkt final, gjë që besoj se do ta realizojmë nga fundi i janarit, do kemi nevojë edhe për investime që të jemi në gjendje të hyjmë në treg.

tirana-operating-system-startup-weekend-businessmag

• Na flisni pak për modelin e biznesit tuaj. Cili është vizioni juaj për këtë produkt?

Ajo që ne ofrojmë, nuk është thjesht produkt por edhe shërbim çka do të thotë që mundësitë janë të mëdha për tu bërë një biznes i qëndrueshëm i cili mund të ndikojë shumë në sistemin urban. Unë pres, që kjo që ne po bëjmë, të revolucionarizojë sistemin urban dhe të sjellë risi në Shqipëri. Ka ikur koha kur ne jemi të fundit që fusim teknologjitë e reja në zbatim. Në qoftë se ne arrijmë ta implementojmë si teknologji, do jemi në një hap me botën dhe madje nuk ka arsye pse ne mos të jemi nga vendet e para në Ballkan që e mirëpresim si teknologji dhe e vëmë në zbatim duke përmirësuar njërin nga shërbimet më të prekshëm nga qytetarët.

• Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Pas 6 muajsh mendoj se ne do kemi hyrë në treg dhe do kemi impakt të madh. Në atë moment besoj të gjithë do ta ndiejnë këtë. Pas 1 viti, mendoj se do jemi në gjendje ta shtrijmë edhe në qytete të tjera dhe nëse gjërat shkojnë mbarë dhe linjat interurbane do kenë mundësinë të jenë pjesë e projektit tonë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0