Pse sipërmarrësit duhet të praktikojnë vetë-ndërgjegjësimin, përuljen dhe empatinë?

Pse sipërmarrësit duhet të praktikojnë vetë-ndërgjegjësimin, përuljen dhe empatinë?


Është e vështirë të lexosh për sagën e momentit të Martin Shkrelit, themeluesin e fondit mbrojtës dhe CEOn e kompanisë farmaceutike, pa ndjerë nevojën e menjëhershme për të bërë një dush. Shkreli u “shfaq në skenë” në fillim të këtij viti kur kompania e tij Turing Pharmaceutical përvetësoi të drejtat e medikamentit Daraprim për pacientët e prekur me HIV/AIDS dhe e rriti çmimin e tij me 5000%, nga 13,53$ për dozë në 750$ për dozë.

Shumë menduan se historia do mbetej me kaq, por mjerisht nuk qe ky rasti! Më 17 Dhjetor të 2015-ës, Shkreli u arrestua në New York nën akuzat për mashtrime me sigurinë. Lajmi mbuloi kopertinat e gazetave dhe u pasyrua gjerësisht në media, ndërsa njerëzit patën njëfarë kënaqësie me mjerimin ligjor të zotit Shkreli. Personazhi publik i Shkrelit ishte aq i bezdisshëm dhe kontroversial saqë bëhej fjalë për çështje kohe para se të “bëhej e keqja e vetes.” Sipërmarrësit dhe liderat mund të mësojnë shumë nga kjo situatë. Me pak fjalë, kishte të drejtë Google: “Mos u bëj i keq.”

Bëhu i ndërgjegjshëm

Një gjë që kam vënë re te zoti Shkreli është mungesa e pabesueshme e vetëndërgjegjësimit që demonstroi në lidhje me mediat. Kam zbuluar se ky është një tipar i përbashkët i shumë njerëzve që sillen keq. Autorët e veprimeve agresive ose “shurdhe” motivohen nga motivues që ndodhen në subkoshiencën e tyre dhe dështojnë që të kuptojnë se sa dëm u shkaktojnë marrëdhënieve dhe organizatave ku bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, kur individët janë të ndërgjiegjshëm mjaftueshëm për të njohur veprimet e tyre, njerëzit tentojnë t’i falin.

Hapi i parë drejt vetë-ndërgjegjiësimit është të njohësh dhe të jesh i hapur ndaj gjërave që shkaktojnë stres, ankth dhe negativitet në jetën tënde. Duke filluar nga këtu është e mundur të kuptosh se je duke gabuar. Një nga tiparet më të dobishme dhe të admirueshme të sipërmarrësve është aftësia për të pranuar gabimet e tyre dhe për të ecur përpara.

Qëndroni kokëulur

Askujt nuk i pëlqen të merret me egomaniakë. Ka disa gjëra sepse ca njerëz e shohin veten më të mirë se të gjithë të tjerët. E di, kam qenë edhe vetë fajtor për këtë. Në të njëzetat e mia të hershme, kisha njëfarë suksesi në karrierën time dhe isha krenar për veten time. Siç e kam thënë edhe më parë, babai im (një biznesmen i suksesshëm) më merrte mënjanë dhe më inkurajonte për të qenë kokëulur. “Të gjithë rrëzohemi në një moment të caktuar,” më thoshte ai, “qëndro modest, se në këtë mënyrë njerëzit që do kesh përreth do të duan të të ndihmojnë të ngrihesh sërish, dhe jo të të rrëzojnë.”

Fjalët e babait më kanë mbetur në mendje dhe vazhdojnë të thonë të vërtetën. Të përqafosh modestinë ju ndihmon që njerëzit të kenë prirjen për t’ju ndihmuar kur dështoni, dhe jo t’u bëhet qejfi për fatkeqësinë tuaj.

/Shkruar nga Chris Myers, themelues startupesh dhe autor i Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0