Jo thjesht “djali/vajza i/e…”, liderët e rinj që po çojnë përpara trashëgiminë e biznesit familjar - Business Magazine Albania

Jo thjesht “djali/vajza i/e…”, liderët e rinj që po çojnë përpara trashëgiminë e biznesit familjar

Nga Adelina Onuzi- Të rritesh me një mbiemër që peshon nuk është thjesht privilegj, por një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Është ndjesia se çdo hap i yti matet me sakrificat e dikujt tjetër, se çdo vendim që merr prek jo vetëm të ardhmen tënde, por edhe historinë e një familjeje, të një komuniteti, të qindra njerëzve që varen nga ajo trashëgimi. Brezi i dytë i liderëve shqiptarë po jeton pikërisht këtë realitet: mes respektit për themelet e ngritura me mund dhe guximit për të ndërtuar një kapitull të ri.

Luis Ndreka në Lushnje, Alba Ruço në zemër të Tiranës, Kostandin Tarusha në Korçë dhe Drini Zusi në sfidën e transformimit të kulturës së kompanisë, nuk janë thjesht “fëmijët e…”. Ata janë brezi që ka zgjedhur të mos fshihet pas emrit, por ta forcojë atë me vizion, inovacion dhe përgjegjësi. 

Trashëgimia për ta nuk është një kornizë që kufizon, por një bazë që kërkon guxim për të ecur përpara. Dhe në këtë ekuilibër mes traditës dhe së ardhmes, po formësohet një brez që e kupton se emri trashëgohet, por respekti fitohet çdo ditë.

“Kam kuptuar se ky biznes është një përgjegjësi e madhe kur kam parë se sa shumë njerëz kanë jetën e tyre të lidhur drejtpërdrejt dhe jo drejtpërdrejt me të. Qindra fermerë, punonjës të kompanisë, furnitorë , të gjithë varen nga suksesi i Lufrës,” rrëfen Luis Ndreka, drejtor i përgjithsëm i LUFRA. “Fabrika jonë në Lushnje është një arsye e rëndësishme për të mbajtur njerëzit në zonë, duke i inkurajuar të punojnë fermat e tyre dhe punonjësit të jetojnë aty. Kjo më ka bërë të kuptoj rëndësinë e rolit tim dhe përgjegjësinë që kam për të siguruar që biznesi të vazhdojë të rritet dhe të jetë i qëndrueshëm.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0