Nuk është gjithmonë e nevojshme të largoheni për ditë të tëra apo të bëni ndryshime të mëdha për të përballuar stresin. Sipas ekspertëve, edhe vetëm pak minuta të dedikuara gjatë ditës mund të ndikojnë ndjeshëm në gjendjen mendore dhe fizike.
Lexo gjithashtu: Musk dyfishon pasurinë, asetet vlerësohen në 839 miliardë dollarë me vlerë neto
Një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive është përqendrimi te frymëmarrja. Disa minuta frymëmarrje e thellë ndihmojnë trupin të qetësohet dhe të ulë nivelin e kortizolit, hormonit që lidhet drejtpërdrejt me stresi. Ky proces krijon një ndjesi qetësie pothuajse të menjëhershme.
Edhe lëvizjet e lehta, si ushtrimet e shtrirjes, ndihmojnë në çlirimin e tensionit nga muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Trupi relaksohet më shpejt, ndërsa energjia rikthehet gradualisht.
Një tjetër alternativë e thjeshtë është ecja në ajër të pastër. Edhe pak minuta jashtë mund të ndikojnë pozitivisht në humor, duke rritur nivelin e serotoninës, hormonit që lidhet me ndjesinë e mirëqenies.
Ndërkohë, meditimi i shkurtër, edhe për vetëm 5 deri në 10 minuta, ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirëson fokusin. Ai i mëson mendjes të mos reagojë menjëherë ndaj çdo mendimi apo shqetësimi, duke krijuar një ndjesi më të madhe kontrolli.
Specialistët theksojnë se këto momente të vogla gjatë ditës mund të kenë një ndikim më të madh sesa një pushim i gjatë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit, rritjen e energjisë dhe përballimin më të mirë të sfidave të përditshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto