Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje - Business Magazine Albania

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë për rënie të punonjësve të zyrave dhe në sektorin e industrisë dhe nga ana tjetër rritje të punësimit në aktivitet që lidhen me turizmin dhe ndërtimin.

Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT vihet re reduktim i theksuar në aktivitetet mbështetëse të biznesit, “Administrim zyrash, mbështetje administrative” me një rënie vjetore të indeksit të punësimit me -7.3% në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke u renditur si fusha me tkurrjen me të fortë te punonjësve.

Administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative konsiderohet si shërbim ndaj ndërmarrjeve dhe është një indikator i mirë i shëndetit të bizneseve të tjera. Nëse ndërmarrjet e tjera kanë rritje, ato kërkojnë më shumë shërbime mbështetëse dhe administrative.

Burimet nga tregu pohuan se rënia e punësimit në stafet e zyrave shpjegohet edhe me automatizimin dhe Inteligjencën Artificiale. Shumë detyra përsëritëse si faturimi, arkivimi dhe menaxhimi i të dhënave tani kryhen nga softuerë, duke pakësuar nevojën për staf mbështetës.

Lexo edhe: Kroacia dhe Sllovenia vendosin kufizime për ”turistët e naftës”

Kjo tendencë negative e punësimit është shtrirë edhe në sektorë të tjerë si Transporti dhe magazinimi, i cili u tkurr me -3.3% në tremujorin e fundit 2025, si dhe në industritë nxjerrëse e përpunuese që pësuan një rënie mesatare -2%.

Industria kryesisht ajo përpunuese është në një cikël krize të gjatë që po vijon me shkurtimin e punonjësve si rrjedhojë e rënies së porosive nga jashtë, rritjes së kostove te brendshme dhe humbjet nga kursi i këmbimit.
Punësimi në aktivitetet ligjore gjithashtu shënoi një rënie të lehtë, duke mbyllur vitin me një performancë negative prej -0.7%.

Në anën tjetër të spektrit, turizmi dhe tregtia po shërbejnë si motorët kryesorë të rritjes së punësimit. Hotelet udhëheqin me një rritje vjetore të indeksit të punësimit me 10.8% në tremujorin e fundit 2025, të ndjekura nga Tregtia me shumicë me 10.1%.

Po ashtu, sektorët e ndërtimit dhe Agjencive të udhëtimit treguan qëndrueshmëri të lartë, duke u zgjeruar punësimin në të njëjtën periudhe me nga 6.3% secili. Ky kontrast i thellë mes rënies drastike në shërbimet administrative dhe rritjes hovshme në sektorin e mikpritjes sugjeron një riorientim të kapitalit njerëzor drejt ekonomisë së shërbimeve dhe turizmit në fundin e vitit 2025.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0