Google i miraton CEO-s Sundar Pichai një paketë kompensimi që mund të arrijë deri në 692 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Google i miraton CEO-s Sundar Pichai një paketë kompensimi që mund të arrijë deri në 692 milionë dollarë

Kompania Alphabet, kompania mëmë e Google, ka miratuar një paketë të re kompensimi për CEO-n Sundar Pichai, e cila mund të arrijë deri në 692 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, duke e renditur atë mes drejtuesve më të paguar në botën e teknologjisë. Pjesa më e madhe e kësaj pakete nuk është pagë direkte, por aksione të lidhura me performancën e kompanisë, të cilat do të varen nga rritja e Alphabet në treg dhe nga sukseset e projekteve të saj të reja teknologjike.

Si strukturohet paga e re

Paketës së re i përkasin disa komponentë kryesorë:

  • 126 milionë dollarë në aksione të bazuara në performancë (Performance Stock Units).
    Këto aksione janë të lidhura me performancën e Alphabet në krahasim me kompanitë e indeksit S&P 100. Nëse kompania tejkalon pritshmëritë, kjo pjesë mund të arrijë deri në 252 milionë dollarë, ndërsa në rast performancash të dobëta mund të mos paguhet fare.
  • 84 milionë dollarë në aksione të kufizuara, të cilat do të shpërndahen gradualisht gjatë tre viteve, për sa kohë Pichai vazhdon të mbetet CEO i kompanisë.
  • Pagë vjetore prej 2 milionë dollarësh.

Përveç këtyre, Alphabet ka shtuar edhe dy skema të reja që mund të arrijnë deri në 350 milionë dollarë, të lidhura me zhvillimin e dy projekteve të rëndësishme të kompanisë:

  • Waymo, platforma e makinave autonome (robotaxi)
  • Wing, shërbimi i dërgesave me dronë

Sipas planit të ri:

  • Pichai mund të marrë aksione në Waymo me vlerë objektiv 130 milionë dollarë
  • dhe 45 milionë dollarë aksione në Wing Aviation

Nëse këto projekte rriten më shumë se pritshmëritë, edhe këto shpërblime mund të dyfishohen deri në 200% të vlerës së tyre. Në total, kjo e çon paketën maksimale të mundshme të kompensimit në 692 milionë dollarë, ndërsa vlera bazë e saj arrin rreth 391 milionë dollarë.

Lexo edhe: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton të hapë rezervat strategjike të arit të zi

Bordi i Alphabet thekson se këto stimuj janë të lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e projekteve të së ardhmes.

Sipas kompanisë: “Waymo dhe Wing po përballen me sfida të mëdha në fushën e automjeteve autonome dhe logjistikës me dronë dhe kanë bërë përparim të rëndësishëm nën drejtimin e Sundar Pichai. Nxitja e mëtejshme e lidershipit të tij është në interesin më të mirë të Alphabet dhe aksionerëve të saj.”

Që kur Sundar Pichai mori drejtimin e Google në vitin 2015, vlera e kompanisë është rritur ndjeshëm. Kapitalizimi i tregut i Alphabet është rritur nga rreth 535 miliardë dollarë në mbi 3.6 trilionë dollarë, duke arritur për një moment edhe mbi 4 trilionë dollarë në fillim të vitit 2026. Kjo rritje e ka bërë Pichai një nga drejtuesit më të suksesshëm në industrinë e teknologjisë dhe gjithashtu një miliarder.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0