Kompania e MrBeast blen aplikacionin financiar Step, të fokusuar te Gen Z - Business Magazine Albania

Kompania e MrBeast blen aplikacionin financiar Step, të fokusuar te Gen Z

Ylli i YouTube-it, MrBeast, njoftoi të hënën se kompania e tij, Beast Industries, ka blerë aplikacionin financiar Step, një platformë bankare e dedikuar për të rinjtë.

Step, i cili ka siguruar rreth 500 milionë dollarë financim dhe ka mbi 7 milionë përdorues, ofron shërbime financiare të përshtatura për Gjeneratën Z, duke i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë historikun e kreditit, të kursejnë dhe të investojnë.

Kompania ka tërhequr investitorë të njohur si Charli D’Amelio, Will Smith, The Chainsmokers dhe Stephen Curry, si dhe fonde të mëdha investimi si General Catalyst, Coatue dhe kompania e pagesave Stripe.

Për Step, bashkëpunimi me një figurë kaq të fuqishme në mesin e të rinjve si MrBeast është një strategji e zgjuar për të zgjeruar ndikimin e saj. Me emrin e vërtetë Jimmy Donaldson, MrBeast është krijuesi më i ndjekur në YouTube, me mbi 466 milionë abonentë, por ambiciet e tij shkojnë përtej videove spektakolare.

Lexo edhe: I lodhur nga puna? Qyteti më i lumtur në botë po ju fton të transferoheni

“Në rini, askush nuk më mësoi për investimin, ndërtimin e kreditit apo menaxhimin e parave,” tha 27-vjeçari. “Dua t’u jap miliona të rinjve bazën financiare që unë nuk e pata.”

Kjo blerje përputhet me strategjinë afatgjatë të Beast Industries. Një dokument i rrjedhur vitin e kaluar tregoi se sektori fintech ishte një nga fushat me interes për kompaninë. Po ashtu, ajo raportohet se po shqyrton edhe lançimin e një shërbimi telefonik me kosto të ulët (MVNO), të ngjashëm me Mint Mobile të aktorit Ryan Reynolds.

Ashtu si shumë krijues të tjerë të mëdhenj, biznesi i Beast Industries shkon shumë përtej të ardhurave nga reklamat në YouTube. Në fakt, kompania riinveston pjesën më të madhe të fitimeve në prodhimin e përmbajtjes.

Burimi kryesor i të ardhurave është marka e çokollatave Feastables, e cila sipas dokumenteve të raportuara nga Bloomberg është më fitimprurëse se kanali i MrBeast në YouTube dhe emisioni “Beast Games” në Prime Video.

Ndërkohë, disa iniciativa të tjera si Lunchly dhe MrBeast Burger kanë hasur vështirësi.

“Jemi shumë të entuziazmuar për mënyrën se si kjo blerje do të forcojë platformën tonë dhe do të sjellë produkte inovative për përdoruesit e Step,” deklaroi themeluesi dhe CEO i Step, CJ MacDonald.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0