Apple po punon për një AI Pin që pritet të lançohet në 2027 - Business Magazine Albania

Apple po punon për një AI Pin që pritet të lançohet në 2027

Apple po punon për një AI Pin që pritet të lançohet në 2027

Apple po zhvillon një pajisje të vogël të veshshme të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e pajisur me kamera dhe mikrofonë për të kapur mjedisin përreth përdoruesit, sipas një raporti të publikuar të enjten nga The Information.

Sipas burimeve, pajisja pritet të jetë afërsisht sa madhësia e një AirTag dhe të ketë një dizajn rrethor, të hollë dhe të sheshtë, me trup prej alumini dhe xhami.

Ky “AI pin” i Apple thuhet se do të përfshijë një kamerë standarde dhe një kamerë me kënd të gjerë, tre mikrofonë, një altoparlant të integruar, një buton fizik anësor për kontroll manual, si edhe mbështetje për karikim pa tela.

Lexo edhe:Studiuesit testojnë kreativitetin e AI kundër 100 mijë njerëzve

Pajisja ndodhet ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe, sipas raportit, mund të prezantohet më herët në vitin 2027. Apple synon që në momentin e lançimit të prodhojë deri në 20 milionë njësi.

Ndërkohë, edhe kompani të tjera teknologjike po investojnë në pajisje harduerike të fokusuara në inteligjencën artificiale. OpenAI, për shembull, po punon në një pajisje të re të udhëhequr nga ish-dizajneri i Apple, Jony Ive, e cila pritet të prezantohet në vitin 2026.

Nga ana tjetër, një përpjekje e mëparshme në këtë drejtim, AI Pin i zhvilluar nga startup-i amerikan Humane, ka dështuar dhe aktualisht nuk mbështetet më.

theinformation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0