Gjigandët e Hollywood-it sërish në Shqipëri, interes për zhvillimin e industrisë kinematografike - Business Magazine Albania

Gjigandët e Hollywood-it sërish në Shqipëri, interes për zhvillimin e industrisë kinematografike

Gjigandët e Hollywood-it sërish në Shqipëri, interes për zhvillimin e industrisë kinematografike

Catalyst Story Institute e ka risjellë edhe njëherë Shqipërinë në vëmendjen e producentëve, drejtuesve ekzekutivë dhe profesionistëve të industrisë globale të filmit në Hollywood, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadrin e një turi rajonal që Catalyst po zhvillon në Ballkan.

Një nga takimet e agjendës së tyre ishte me Dhomën Amerikane, ku këto brande të njohura hollivudiane Dune, Wednesday, Pacific Rim, Godzilla, Ferrari, Sonic the Hedgehog 3, Pokémon, Maleficent patën mundësi të zhvillonin një diskutim mjaft interesant me drejtuesit e AmCham mbi specifikat gjeografike, demografike dhe oportunitetet e një force të re punëtore që e bëjnë vendin tonë një destinacion konkurrues. Drejtuesit i Catalyst, Z. Philip Gilpin, ka orientuar diskutimin duke sjellë në vëmendje të grupit të industrisë së filmit mundësitë konkrete që ofron vendi, jo thjesht si një destinacion me relieve gjeografike të favorshme, por mbi të gjitha potencialin e një vendi që kombinon politikat incentivuese me një gjeneratë të re të shkolluar dhe të gatshme për t’u profesionalizuar në shërbim të kësaj industrie.

Lexo edhe: Vendet më të mira për bizneset në Europë në 2026-ën: Danimarka, Zvicra, Irlanda

Drejtori i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj, dhe zv. Presidenti Rexhino Cekrezi u shprehën mjaft bashkëpunues mbi idenë për të zhvilluar, përmes takimeve me institucionet shtetërore, një kuadër ligjor që lehtëson veprimtarinë e industrisë kinematografike duke mbështetur interesin e kompanive globale për ta parë Shqipërinë si një destinacion. Ky oportunitet investues e promovues për vendin sjell edhe një zinxhir përfitimesh për bizneset në sektorët e tjerë dhe Dhoma Amerikane mund të luajë një rol të rëndësishëm në informimin dhe angazhimin e bizneseve anëtare nga turizmi, transporti, agrobiznesi e sektori shërbimeve me industrinë filmike.

amcham

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0