CEO Fatbardha Rino zbulon aktorët global pas Jet Bank - Business Magazine Albania

CEO Fatbardha Rino zbulon aktorët global pas Jet Bank

Më 3 dhjetor 2025 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi t’i japë miratimin paraprak, për licensim, një banke të re në Shqipëri, bankës së parë 100% digjitale, në sistemin tonë bankar. Një investim sa interesant aq edhe i domosdoshëm, që pritet të nisë një epokë të re, në veprimtarinë bankare në vend.

Drejtoresha Ekzekutive e Përgjithshme e Jet Bank, Fatbardha Rino, në një intervistë eksluzive në Top Story, ka shpjeguar se si erdhi ky projekt në Shqipëri, si ka vijuar procesi i licensimit, kush është skuadra e profesionistëve me eksperiencë mbi 20 vjeçare në tregun bankar dhe me cilët partnerë ndërkombëtarë po bashkëpunojnë për funksionimin dhe ndërtimin e arkitekturës së sigurt teknologjike, të Jet Bank.

Rino ka prezantuar Jet Bank si një model tjetër funksionimi, si një bankë native digjitale, e ndërtuar nga zero, që synon të ndryshojë mënyrën, se si individët dhe bizneset do të menaxhojnë financat e tyre. Një bankë digjitale, ndryshe nga një bankë tradicionale ndërtohet mbi arkitekturë teknologjike të testuar, mbi partnerë ndërkombëtarë dhe mbi standarde të larta sigurie.

Backbase, Facilization, Oracle Flexcube, Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure, Amazon Web Services, Cloudflare, Mastercard, Jumio etj jane disa nga brandet e ekosistemit të partnerëve, platformave globale të njohura dhe të certifikuara, të cilat janë pjesë e praktikave standarde në tregjet financiare të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe: CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në Shqipëri

Të gjithë këta janë emra shumë të rëndësishëm, janë brand-e internacionale, të provuar, të testuar në kohë dhe që kanë ndërtuar bërthamën apo bazën teknologjike, jo vetëm për Jet Bank, po për gjithë botën. Është shumë e domosdoshme që themelimi i një bankë digjitale të re të vendoset mbi baza shumë të sigurta, mbi baza të aktorëve që e kanë bërë, e kanë provuar dhe që mund të të mbështesin, për gjithë teknologjinë që do të vendoset. Sepse besimi i një banke digjitale është i bazuar tek teknologjia. Ka një ndryshim shumë të madh në mënyrës se si një banke digjitale, vjen në treg, krahasur me bankën klasike. Kjo nuk është sesi e kemi krijuar ne, ekziston prej një dekade në Europë. Mblidhen një grup investitorësh, të cilët vendosin për tregje, ku ata do të zhvillojnë një bankë digjitale. Ne sot kemi investitorë nga të gjitha vendet e botës dhe themelues. Ndërsa vijojmë të jemi të hapur për diskutime me investitorë të ndryshëm, të rinj, që janë të interesuar për investime të tilla”– u shpreh Drejtoresha Ekzekutive e Jet Bank, znj. Fatbardha Rino.

Gjatë intervistës Rino ka shpjeguar procesin e lincensimit për Jet Bank kalon, duke i vlerësuar procedurat e institucioneve shqiptare, pasi bankat janë stabiliteti i ekonomisë së një vendi dhe si e tillë kërkon një përkushtim të madh profesional.

“Të gjitha bankat në Shqipëri qofshin tradicionale apo digjitale kalojnë një proces shumë rigoroz. Mund të them që janë pak më komplekse e rigoroze në rastin tonë, ekzaktësisht për të kuptuar pjesën e investitorëve. Kur them rigoroz e kam fjalën që nga kontrolli i investitorëve, a kanë kapitalin e duhur, cili është burimi i kapitalit, a kanë eksperiencën e duhur financiare deri edhe tek reputacioni i tyre, çfarë dhe ku ata kanë investuar. Protokoll ky që ndiqet jo vetëm për investitorët por edhe për grupin ekzekutiv të bankës.”- shpjegoi ajo.

E pyetur nëse përdorimi i bankës do të jetë i thjeshtë, Rino e përmblodhi filozofinë e Jet Bank në një parim themelor: “Sa më komplekse të jetë teknologjia nga pas, aq më i thjeshtë është përdorimi për njerëzit, individë apo biznese. Ne duam të ndërtojmë një bankë, jo vetëm një platformë apo app, e cila të jetë shumë e thjeshtë, që njerëzit e çdo gjenerate, të menaxhojnë financat dhe paratë, në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.”

Rino u ndal edhe tek ekipi shqiptar, që e bën të mundur këtë standard të lartë dhe me vizion, duke folur për përvojën e tyre 20 vjet në treg, duke nënkuptuar që Jet Bank ndonëse është një bankë 100% digjitale, kolonën më të rëndësishme ka njerëzit, që e bëjnë të mundur efikasitetin e kësaj strukture.

*** English version below. 


CEO Fatbardha Rino reveals the global partners behind Jet Bank

On December 3, 2025, the Supervisory Council of the Bank of Albania reviewed and granted preliminary approval for the licensing of a new bank in Albania. This marks the country’s first fully digital bank to enter the domestic banking system. It is an investment that is both compelling and necessary, expected to attend in a new era for banking in Albania.

In an exclusive interview on Top Story, Fatbardha Rino, Chief Executive Officer of Jet Bank, explained how the project came to Albania, how the licensing process unfolded, who makes up the professional team with more than 20 years of experience in the banking market, and which international partners are involved in operating and building Jet Bank’s secure technological architecture.

Rino presented Jet Bank as a different operating model: a native digital bank built from the ground up, aiming to change how individuals and businesses manage their finances. Unlike traditional banks, a digital bank is constructed on proven technological architecture, international partnerships, and high security standards.

Backbase, Facilization, Oracle Flexcube, Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure, Amazon Web Services, Cloudflare, Mastercard, Jumio, among others, are part of the ecosystem of globally recognized and certified partners. These platforms are standard practice in the financial markets of the European Union and the United Kingdom.

 “All of these are very important names, international brands that are proven and tested over time and that have built the technological core not only for Jet Bank, but for the world at large. Establishing a new digital bank must rest on very solid foundations, on actors who have done it, tested it, and can support you across the entire technology stack. Trust in a digital bank is based on technology. There is a significant difference in how a digital bank enters the market compared to a traditional bank. This is not something we invented; it has existed in Europe for over a decade. Groups of investors come together and decide on markets where they will develop a digital bank. Today, we have founders and investors from all over the world, and we remain open to discussions with new investors interested in such ventures,” said Jet Bank CEO Fatbardha Rino.

During the interview, Rino also detailed Jet Bank’s licensing process, praising the procedures of Albanian institutions. Banks are pillars of a country’s economic stability and therefore requires a high level of professional commitment.

“All banks in Albania, whether traditional or digital, go through a very rigorous process. I can say it is even more complex and stringent in our case, particularly to fully assess the investors. By rigorous, I mean everything from verifying whether investors have sufficient capital, the source of that capital, their financial experience, to their reputation and previous investments. This protocol applies not only to investors but also to the bank’s executive team,” she explained.

Asked whether the bank’s use would be simple, Rino summarized Jet Bank’s philosophy with a core principle:

“The more complex the technology behind the scenes, the simpler the user experience for the people, whether individuals or businesses. We want to build a bank, not just a platform or an app, that is very simple, enabling people of all generations to manage their finances and money in the easiest possible way.”

Rino also highlighted the Albanian team that makes this high-standard, visionary project possible, emphasizing their 20 years of experience in the market. She underscored that although Jet Bank is a 100% digital bank, its most important pillar remains the people who ensure the efficiency of this structure. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0